NË KUJTIM TË GAZETARIT ESAT YMERI

0
572

Ishte një intervistë e realizuar në një nga studiot e Radio Shkodres me gazetarin e mirënjohur sportiv, dhe jo vetëm, njëherazi dhe kryetar i unionit të gazetarëve profesionist të Shqiperisë Rajoni i Veriut z.Gasper Marku. U ndalëm dhe biseduam duke sjellur njeherazi dhe kujtimet e një rrugëtimi të gjatë në gazetari, natyrisht duke sjellur në kujtesë edhe kolegë, miq e personazhe nga më të ndryshmit, me të cilet kemi ndarë vite jete jete pune të përbashkët. Një ndër këta kolegë i cili tanimë ka një vit që është ndarë nga jeta, dhe për të cilin biseduam gjatë është edhe i paharruari Gazetari sportiv
Esat Ymeri. Në realitet djali i Esatit na kërkoj që të mundësojmë një emision special kushtuar figurës së Esat Ymerit, dhe natyrshëm që njëri prej të cilëve nuk duhej lënë pa e dhëne mendimin e tij per kolegun Esat Ymeri, ishte edhe Gasper Marku. Ndaj ku ka më mirë se pikrisht këtu në ambjentet e Radio shkodres, këtij instucioni mediatik në Shkoder ndër më të dobishmit për kulturen në tersi dhe në veçanti për gazetarinë, Pikërisht këtu në Radio Shkodra, dhe në gazeten “Jeta e re”  i kemi pikënisjet tona, pikrisht edhe Esati ktu e ka hedhur hapin e parë në gazetari. Ymeri ishte një person që fliste pak , shkruante shkurt, por mendimi i tijë ishte i qartë që thonte shumë. Gasperi veçmas të tjerave sjellë në kujtesë , një shkrim të botuar në revisten “Fjala” , ku Esati ishte edhe redaktor i faqes sportive, ku kritikoheshin medjat audiovizive në Shkoder, që nuk i kushtonin hapësirën e duhur ekipit të futbollit Veleçiku. Këtë vrejtje thotë Gasperi jo vetem që nuk e morem me inat, por në menjeherë reaguam dhe s’bashku me kolget e redaksive sportive në Radio Shkodra, apo edhe në tv lokale, e ftuam Esatin të percillte , jo thjesht info nga ndeshjet e Veleçikut, por edhe emisione. Por fatkeqësisht smundja kishte bërë të sajën dhe një ditë të shpejt e mposhti mikun, kolegun njeriun e mirë Esat Ymeri. Gjithësesi kjo është vetem një copëz kujtimesh për Esat Ymerin. S’afermi po pregaditet një dokumentar rreth kësaj figure të gazetarisë jo vetem në M.madhe, jo vetem në Shkoder…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.