S’bashku me Ndue Ftonin, njeriun e njohur tanimë nga të gjithë si djaloshi që dikur guxoi , të kapercejnë shtigje dhe mbi të gjitha të kapercejne telat me gjëmba, dhe pikrisht këtu nga Tuzi Shqiptar, por nën Malin e Zi të merrte udhen drejtë vendit të lirisë njerzore Amerikës. Dhe po s’bashku me dy miq të tij, dhe natyrisht edhe të mijët, udhëtuam këto ditë drejtë Tuzit. Ndalesa e parë do të ishte pikrisht këtu ku shqiptaria ka te “magazinuar” gjithë historinë e një treve dhe më gjërë. Pra këtu ne Lekaj të Tuzit ku ndodhet muzeumi i Shtjefen Ivizaj. Ndue Ftgoni dhe Zef Prroni e Gjon Shtegu, te cilët e vizitonin per herë të parë këte museum, siç edhe u shprehen: u ndjen më shumë se të emocionuar. Vlera të veçanta, të histories, të etnografise, të tradites dhe kultures së një populli kaq vital siç është M.Madhe. Kjo shtepi dhuratë e pronarit Shtjefen Ivezaj për kombin ështe e gjitha kjo që fletë më shumë se çdo fjalë tjeter gazetareske. Nga njëra dhome muzeale në tjetren, kudo të shfaqet e bukur, dhe madheshtore historia dhe tradita, dikun armet e luftes, një tjeter parmenda dhe veglat e punes me shumë se shekullore, dikun xhubleta mijera vjecare, dikun të varur në murë fotot dhe aparatet fotografik dikun… E pra ky është muzeumi i Malësisë në Tuz. Këte museum e vizitoj Ndue Ftoni me shoket e tij , i cili bëri edhe nje dhuratë simbolike tre libra. Në fund premtoj se do punojnë me koleget e tij në Amerike , për të mundësuar mirëmbajtjen financiare për këtë museum dhe pronarin tanimë me një pension qesharak Shtjefen Ivezaj. Këtu në Tuz Ndue Ftoni u takua edhe me pjestarët e asaj familje ku ai pati qendruar disa dite e nete para se te largohej drejtë Amerikes, takim mirënjohje dhe respekti.
Mjafte takim i bukur dhe me vlera për Ndue Ftonin ishte dhe takimi me kryetarin e parlamentit te Tuzit, z.Fadil Kajosha, po kështu edhe me politikanin më të spikatur të shqiptarëve në Mal të Zi Nikoll Camaj. Biseda patriotësh dhe shqiptaresh të mirë kështo thonim në mbydhje të këtij pershkrimi të shkurtër.