POETI DODË KAÇAJ RIVJEN ME: “TRISHTIMI I DRITËS”

0

Njerëz, kam një faj: ju kam dashur! Është kjo një thenie e bukur poetike, me mjaftë domëthenie e poetit Dodë Kaçaj. E cituam në fillim të tij infarmocioni të shkurtër, rreth një tjetër “faj” që na ka poeti ynë i madh, mbase i papërsëritshem në llojin e vetë Dodë Kaçaj. Ja ka riardhë sërish pas shumë vitesh “pushimi” dhe ndarje nga jeta, me vëllimin e tij poetik: “Trishtimi i Dritës”. Ky vëllim me poezi është pregaditur nën kujdesin e studio Medaur, por natyrisht nën vëmendjen dhe perkushtimin per t’na e kthyer poetin Dodë Kaçaj, ashtu të plotë me peshen e fjales së tij poetike, pra kujdesje e veçantë e poetit Tonin Kaçaj, njëherazi vëllaj i poetit Dodë Kaçaj. Këtë botim e ka mundësuar bisnesmeni Faik Curri. Dhe ja tanimë të gjithë të apasionuarit pas poezisë dhe veçanërisht , miqt e poetit Dodë Kaçaj e kanë një mundësi reale për tu rikthyer tek forca dhe ,madhështia e vargut te këtij poeti. Kapriço nr7 Merreni një shtepi të Shoshit, Të parën që gjëni, Merreni me ç’ka brënda, kulm e temel dhe futeni, bie fjala, në teatrin “Migjeni” dhe shikoniç’shfaqje, çdramë ju del! E pra kjo ështe pasha e fjalës poetike e këtij poeti e shkruar ne vitin 1983. Nderkohë që unë nuk mund të rri pa u ndalur edhe tek njëra nga poezit me te fuqishme, madje edhe e kontestuar nga pseudonacionalistet, dhe veçanërisht nga barkëmedhenjët e pushtetit të kohes. Është pikërisht një poezi e botuar në vitin 1987. Ja çfarë thotë kjo poezi guximtare: Kapriço nr.3 Ma hiqni sysh atë zhele flamuri me atë sorrë të balsamosur në mes! Të fal gjithë botën per një bukë gruri, të ngopem njëherë , pastaj të vdes! Kësisoj nuk po ndalemi më shume tek ky vllim poetik i botuar s’fundmi me poezit më të arrira të poetit tonë Dodë Kaçaj, sepse jane poezit më të mira gjate gjithë jetes së tij poetike.Ndaj faleminderit për këtë riardhje poetike o poeti ynë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.