Në realitet kur bëhët fjalë për vlerësime në ëmër të nje instucioni, për këdo që mund të bëhet fjale, ka edhe kontestime. Ku vertetë këto kontestime kanë meritore qytetarinë e vet, kjo për vetë faktin, se jo më kot thuhet mos mbeteshim pa “armiq”. I rëndësishme ështe perherë fakti që shumica janë miq. Kështu do thonim edhe në rastin konkret, kur bëhet fjalë per akordimin, dhe më në fund dorzimin e titullit “Qytetar Nderi “ i M.Madhe nga këshilli i Bashkisë, shkrimtarit dhe perkthyesit, por edhe mësuesit Ramiz Lika. Emri i këtij njeriu të letrave ka dalë në skenë në ato vite kur shkrimtarët jo vetem në M. Madhe, në Shkoder por në të gjithë Veriun e Shqipërise ishin me pikatore. Ishte hoxha me graden hafiz që u bë shkrimtar, u bë mesues, por u bë edhe njëri nga nismetaret dhe pse jo themeluesit e forces së parë demokratike ne vitet ’90. Ramiz Lika ishte dhe mbetet , jo thjeshtë mësuesi, por profesori i gazetarisë në M. Madhe dhe më gjërë. Nëse shfletohet shtypi i kohës emri i Ramiz Likes është i pranishëm, krahas penave të fuqishme të asaj kohe Dritero Agolli, Ismail Kadare, Fadil Kraja , Skender Drini e tjerë. Sjell në kujtesë , faktin se në kongresin e tretë të lidhjes së shkrimtarve dhe artistve të Shqiperise, kryetari i kësaj lidhje, shkrimtari Dritero Agolli, do ti kushtonte një vëmendje të vaçant shkrimtarit Ramiz Lika. Citojme: prurjet e talenteve në prozë, dhe veçanarisht ne gjinin e romanit jane, të vrudhshme si lumejt e bjeshkve tona. Një i tillë ështe shkrimtari , djaloshi Ramiz Lika, nga një fshat i M.Madhe, i quajtur Zagor…Kësisoj pra ky vlersim që i bënë Bashkia , jo vetem që nuk është i tepërt, ndaj romane të tilla si “Dallgët” , “Stuhia”, apo Taifund në brigjet tona “ e tjerë jane dhe mbeten ne listen e romaneve elitar të kohë skësisoj ky titull, edhe pse i vonuar, edhe pse i dorzuar gati në forme private nga kryetari i Bashkisë Tonin Marinaj dhe zevendeskryetari i kësaj Bashkie Sytki Ndrecaj, përsëri nuk i zbehin vlerat e Shkrimtarit, djalit të Zagorës së Shkrelit të M.Madhe. Themi kështu sepse një personazh i tillë meriton një aktivitet të permasave artistike në vendlindjen e tij.