. Vazhdimisht per familjet ne nevoje ai ka kontribuar here pas here, duke zgjedhur festen e Pashkeve per ta bere kete. Nje vit me pare ai u dhuroi 100 familjeve vleren prej 10 milion lekesh te vjetra, per te ngrohur sadopak zemrat e tyre dhe gezuar per festa. Kesaj radhe, i prekur nga mjerimi i familjes Lejthija, z. Ftoni zgjodhi pikerisht ate, per t’i dhuruar vleren prej 1 milion lekesh (te vjetra) duke i shtrire doren e ndihmes 6 anetareve te ndodhur ne diten me te keqe te tyre. Dhurimi u be permes motres se z. Ftoni zj. Lula Bregu, nje grua fisnike dhe e njohur ne zonen e Dukagjinit. Mes te tjerave z. Foni u ben thirrje te gjithe atyre qe kane humanizem ne zemer, por edhe mundesine ekonomike, te ndihmojne familjen Lejthija ose cdo familje tjeter te ndodhur ne kete ekstrem varferie.
Ndue Ftoni ,gjithënjë mëndjen dhe zëmrën i ka tek njerzit e vobekt
Shkrimi sensibilizues i koleges sonë, gazetares së mirënjohur Kozeta Bruçi , na bëri për vete, për shumë arsye, por në veçanti për një fakt.Në këtë kohë fushate, shikojmë kandidatët tek “qajnë” hallin qytetarve, madje edhe duke u treguar “zëmërmirë” për disa familje janë në nevojë.Këta kandidatët i “ndihmojnë” njerzit në këmbim të votës, ndersa humanisti i njohur, njeriu me shpirt të gjërë Ndue Ftoni, kemi bindjen se nga xhepi i tij bujar gjithë këto vite , ka ndihmuar më shumë familje në Qarkun Shkodër se sa të gjithë kandidatët apo deputetet së bashku.Edhe kësaj radhe Ndue Ftoni , ky zëmërmirë sa vet mirësia, nuk po e ndihmon këtë familje se është kohë fushate, se nuk kandidon për deputet, por i thot shpirti i tij; Ndihmo sa të mundësh se mirësia ka mirësinë! Ndaj dhe po e botojmë këtë shkrim, që “lypsit” e votave, ti kthejnë syt dhe nga model human i Ndue Ftonit në USA.! – Redaksia e revistës “Fjala”-
Nga: Kozeta Bruçi
Pashket jane afer, por jo te gjithe do i presin si festa qe sjellin gezim e lumturi ne familje. Per familjen Lejthija, me banim ne Livade, gezimi u ka lene vend trishtimit dhe hallit. Gjate dimrit kjo familje permbytet me dhjetra here dhe jave te tera i kalojne me friken se niveli i ujit, qe qendron poshte krevateve te tyre, do ngrihet papritur naten e do i mbyse ne gjume. Me problem eshte nene Agia, 74 vjece, e cila e ka te pamundur te levize per tu zhvendosur. Nje muaj qendroi pothuajse pa gjume duke u pushtuar nga ankthi i ujit kercenues brenda ne shtepi, qe jo vetem po shkaterronte cdo gje por dhe rrezikonte familjaret.
Familja Lejthija la pas Shoshin e larget ne kerkim te nje jete me te mire ne Shkoder. Atje, mes maleve nuk kishin as shkolle, as mjek, as rruge. Varferia e tejskajshme i detyroi te blinin nje cope toke aty ku ishte me lire, ne Livade, prane bregut te liqenit. Komshinjte e siguruan se nuk kishte permbytje dhe uji asnjehere nuk vinte deri aty. Por ja qe 10 vitet e fundit, permbytjet nuk po ndalen. Me kot vendosin blloqe betoni per te kapercyer brenda ambjenteve te nje shtepie te ndertuar keq, e cila ngjan me shume me nje stalle lopesh. Ndodh qe familja shperngulet per te qendruar pak dite te ndonje i aferm, por edhe pak dite ne konvikte me placka ne krah. Ate qe e ndertojne me mund te madh e sakrifica, u rrenohet vit pas viti. Prela, djali i Ages vuan nga nje ftohje dhe enjtje e vazhdueshme e mushkerise. Deri para pandemise siguronte ndopak te ardhura sa per ushqim per 3 femijet e tij. Por ka 2 vite qe nuk po punon dot askund, jo vetem si rezultat i papunesise qe ka pushtuar gjithe vendin, por edhe pamundesise fizike te tij. Jane 6 anetare qe mbahen gjalle me 115.000 leke te vjetra ne muaj. Borxhet sa vijne dhe shtohen. Shpesh ne dyqan blejne me liste. Halli i familjareve nuk po merr zgjidhje. Jane totalisht pa perkrahje. Rasti i tyre eshte bere publik edhe nga Tv1 Channel para pak vitesh, por sefundmi edhe nga Tv Rozafa. Situata ka mbetur e njejte. Me gjendjen e familjes Lejthija eshte informuar edhe biznesmeni i njohur dhe nje bamires shume i madh ne USA, z.
Ndue Ftoni
Z. Ftoni, i cili ka dale ne pension, duke i lene tashme femijet e tij te vijojne menaxhimin e biznesit, nuk nguron asnjehere te shprehe vazhdimisht me vepra konkrete, dashurine qe ai ka per atdheun e tij. Ndue Ftoni asnjehere nuk e harron rrugen nga ku e nisi gjithe jeten e tij, dhe kjo e ben te kuptoje dhe te ndjeje keqardhje per kedo qe ndodhet ne kushtet e familjes Lejthija. Edhe ne si televizion i bejme thirrje gjithe shoqerise, kontribuoni per kete familje dhe jepuni nje mundesi te nisin nje jete normale.