NDODH

0
93
Nga Valbona Kolaveri 
Ndodh tē mos flasësh    Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe bar
e të thonë
pse sheh e nuk flet
Ndodh që ti flet
e të thone
Ua na shurdhove
sa shume gojës i jep
Ndodh
që je e pabukur
jo për fajin tënd
e të thone
sa e keqe je
Ndodh
të jesh shumë e bukur
e të thonë
je provokuese
Ndodh
qē tē lypësh ndihmë
e s’ta japin
e të thonë
si s’na the më parē
Ndodh
të ndihmosh
e s’ta dinë
se lumin e hodhën
e këta janë
mosmirënjohësit
Ndodh
që sot s’njeh as të zotin gomari
se sot janë të gjithë zotër
zot mbi zot është bërë
dhe mē qyqari
Ndodh ta shikosh në sy
tjetrin pa të keq
dhe të vret
pse ti po e sheh
Ndodh qē nē sy
nuk të sheh
sa herë që ti flet
se nën rrogoz si judë
të keqen po e bën
Ndodh  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme
të jetë hipokrit
e të shtiret se të do
Ndodh që vërtet tē don
e ti prap po dyshon
Ndodh
ta ftosh brēnda
e ti japēsh bukēn
Ndodh
që pasi fryhet e nduket
të përmbys dhe kupën
Ndodh
që e zē mik
për kokē të mikut
Ndodh
që të shet për dy lekë
e si dridhet qerpiku
Ndodh
që ti japësh fëmijën
e ta bësh për dhēndërr
Ndodh
tē të thotë se ia hodhën
se i dhanē mollë tē kalbur
Ndodh
të marrēsh nuse
e ta bësh për bijë
Ndodh
që prap s’të do
e të ngatërron shtëpinë
Ndodh
që bëjnē tregēti
shesin qen e blejnē këlysh
Ndodh
që këta lloj njerëzish
asnjëherë su bënē kërkush
Ndodh Mund të jetë një imazh i 1 person, pemë dhe ambiente të jashtme
ta duash shumë një njeri
e ta shtiesh në gji
Ndodh
që tē del gjarpër
e tē ftohet trupi prej tij
Ndodh
ndodh
ndodh
Sa gjëra po ndodhkan
kur s’ka besë e nder
Ndodh
se njerēzia
në vënd të shesin mjaltē
po shesin zeher

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.