“Rrok Academy”, shkolla e parë në Shqipëri e këtij lloji, e cila synon perfeksionimin e lartë muzikor, është qershia mbi tortë e të gjitha aktiviteteve të “Shkodra Jazz Festival”!
Prej vitit 2005 kur nisi, e deri më sot në vitin e 17 të saj, kjo ëndërr është bërë më e bukur, më e madhe dhe duke bashkuar breza të tërë artistësh nga e gjithë Europa dhe më gjërë. “Shkodra Jazz Festival” është një prej ngjarjeve artistike që i jep jetë qytetit tonë, që ja jehon fort zërin në botë.
Kryetari i bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia i takoi nga afër dhe ndau biseda me artistët pjesmarrës, ku i garantoi se ai personalisht dhe institucioni që drejton do ti mbështes në vazhdimësi, për të mos u ndalur së dhuruari Shkodrës projekte kaq ambicioze që i shërbejnë të sotmes dhe të nesërmes së brezave të rinj.