Merita Curri
(Në kujtim të nxënësit tonë maturant ERALDO RAMÇI )
Sonte qiellit iu shtua nje yll, parajses nje engjell, xhenetit nje lule….
Na ka pikelluar thelle , e na ka mbush me dhimbje te gjitheve, pa mase ikja jote e parakohshme Eraldo
E pabesueshme ikja jote nga kjo jete dhe… kaq shpejt….
Lutjet tona per sherimin tend ishin te pazonja perballe madheshtise se pamate e vullnetit te Zotit per te te pasur prane vetes, se Zoti te mirin e krijoka per vete dhe e dashka afer vetes.
Jo se eshte bere zakon te flitet mire e bukur per njerez qe largohen nga jeta , por ti ishe i mire e i bukur e kete e demonstrove gjithmone e gjithkund.
Ti ishe femija model qe çdo familje do ndihej fatlume dhe e bekuar ta kishte.
Ti ishe nxenesi qe çdo mesues e shkolle do ndihej krenare ta kishte, sepse ishe i paqte, shpirtbukur, te imponoje respekt me sjelljen tende , me buzeqeshjen tende edhe me heshtjen tende .
Ishe shoku i mire qe çdo shoqeri do ndihej komode me pranine tende.
Sonte nje pjese e bukur e jona nuk eshte me .. …
Sonte ….po flen me engjejt se i tille ishe …engjell i tokes …e tash i qiellit.
Sonte po rreshtohesh me yjet se i tille ishe si yll i bukur…
Sonte po zbukuron e lulezon xhenetin a parajsen , se shkove ne lule te moshes….
Shpirti yt i bardhe u prehte ne paqe..
Zoti u dhente force prinderve te tu, familjareve te tu.
Ngushellime çdokujt qe e deshi Eraldon.
Do na mungosh te gjitheve.