Natën me ty, bëj çudira në ëndërr…

0
135
MERI MEZINI
ENDRRAT ME BEJNE TE GUXOJ NDAJ TEJE.10 ëndrrat më të zakonshme dhe kuptimi i tyre
Natën me ty, bëj çudira në ëndërr,
bëhem trime, të puth në gjumë,
në mëngjesin e nesërm, fshihem pas dritës,
s’kam faj me ty, jam dashuruar unë.
Natën ngadalë, të vjedh puthjet ëmbël,
të dua si e çmendur,
s’kam drojtje ta them,
dëshirat ti mi zhvesh, lakuriq në ëndërr,
lundrojmë në ndjenja si të ishte vërtet.
Mos ik me vrap sa vjen mëngjesi,
të lutem rri në ëndrrat e mija ,
eh sa e drojtur jam para teje,
vetëm në ëndrra bëhem unë trime.
Zgjohu më kap më nxirr nga ëndrra,
më thuaj: sa shumë të dashuroj,
Mos më lerë të luaj me fantazma,
vallë, kaq shumë po të kërkoj?
Do ti bëja ditët netë me hënë
që ti kurrë mos ikje larg meje,
se di si duhet të të mbaj pengë,
që e lumtur të jem unë pranë teje.
“DASHURIA S’KA DATË”
Je ti dashuria që nuk festuam kurrë,
vrapuam në rrugën
plotë dritë familjare,
nuk kishim data të shkruara gjekund,
Shën Valentin si festë, nuk e njihnim fare.
Jetuam, vrapuam, me fëmijët në duar,
i rritëm i nxorrëm në jetën e madhe,
sot janë rritur, janë të dashuruar,
këtë festë e quajnë dashuria e madhe.
Nuk ka rëndësi data, as dhurata jote,
rëndësi ka ç’ndjen zemra brenda kraharorit,
dy shpirtra binjakë kur puthin njeri-tjetrin
kjo është dhurata, e madhe e Zotit.
E deshëm njëri-tjetrin pa kompromis në vite,
dallgët e jetës i kishim gjithmonë shokë,
ulje ngritje pa fund ekonomike,
martesa kur duhesh,
bëhet më e fortë.
Dashuria është fanari që ndriçon jetën,
dhe pse vitet ikin shpejtë, rrjedhin si lumë,
plakjen e presim, ajo vjen papritur,
Po sot i dashur, duhemi edhe më shumë.
KUSH E SHPIKU DASHURINË.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Kush e shpiku dashurinë,
kush nga ne nuk tha të dua,
kush nuk qau kur na braktisi,
kujt s’i i ra loti përrua.
Është e bukur si pranvera,
kur lind dhe ngjit ajo,
si dimri ftohtë
të mbërdhi zemra,
kur largohet të lëndon.
Kush e provoi dashurinë
edhe vargje nuk i thuri,
kë nga djemtë nuk tundoi
cilën vajzë nuk e zuri..
Kush e shpiku dashurinë,
kush nga ne nuk e provoji,
ajo vjen ikën si era,
shpirtin tonë e trazoi..
A ka jetë pa dashuri,
bota do ish egërsuar,
dashuritë mbushin zemrat,
kur njerzit janë të dashuruar.
“NUK GJETA KURRË NJË RRUGË PA UJQËR”
Vrapoj kalëruar në rrugën time,
eci, buzqeshjen me të njohurit ndaj,
në mes të njerëzve shoh ka dhe ujqër,
dhëmbët shtrëngojnë
duan t’më hanë…!
Eci, vrapoj mos t’më kafshojnë
s’e dija që në rrugë
kalojnë kafshë,
unë eci në zinxhirin e jetës që dua,
ato t’a këpusin zinxhirin e hanë.
Shoh si vegim, në turmën mes njerëzve,
në punë, kudo, ujkonja janë,
unë kam rrugën time,
eci kalëruar,
me njerëzit e mirë jetën e ndajmë.
Mundohem të shmang turmën e egër,
druhem pranë vetes, nuk di kë kam,
nuk gjeta kurrë një rrugë pa ujqër,
në vrapin kalëruar ata mos t’më hanë,

“Ç’ME BERE MOJ PLAKA IME”Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Ka ngelur vetëm babai,
nëna vdiq muaj më parë,
babai ngeli shkretë vetëm,
fëmijët të gjith janë ndarë.
Kur nëna ndërroji jetë,
loti burrit u bë lumë,
mjeri unë o plaka ime,
ku do mbytem vetëm unë.
Fëmijët më ngushëlluan,
baba bëhu burrë i fortë,
ç’farë ti bëjmë demokracisë,
na degëdisi në Europë.
Plaku qanë te varrë i plakës,
ah i ziu moj plaka ime,
të kisha vdekur më parë,
sot nuk do kërkoja zgjidhje.
Ngela vetëm si unë i ziu,
flmijët ikën më lanë,
bënë adetet e nënës,
ku do rish baba s’më thanë.
Ku të mbytem unë i shkreti,
bëra një tufë me fëmijë,
mjeri unë o plaka ime,
për mua s’pyeti njeri.
Babanë unë se lash vetëm,
dhe pse isha fukara,
ai bëri kokën time,
prindërit janë mbi gjithcka.

“BOTË E ÇUDITSHME.”Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Botë e çuditshme,
e çmëndur më dukesh,
vorbullën e njerëze e sjell ti vërdallë,
përballë të puthin, të përqafojnë,
sa kthen ti krahët, fillojnë të shajnë.
Botë e çuditshme, e çmëndur më dukesh, njerëzit s’kanë punë
merren me mua,
çfarë hëngri, ça piu, ç’këpucë kam veshur,
dinë çdo rrugë ku unë kam kaluar.
Botë e çuditshme
me njerëz të ndryshëm,
nuk zgjohen kurrë me “BISMILANË”
zgjohen me cmirën në jastëkun e tyre,
çfarë bën komshiu në murin matanë..
S’mund të jetojnë ndryshe këta njerëz,
të zgjohen, të flenë me jetën e tyre,
harrojnë se jeta është shumë e shkurtër,
merren me të tjerët, harrojnë të tyren.

“PRAGU I MALLIT”Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, lule dhe ambiente të jashtme
U ula këmbë kryq te porta e nënës,
babait i them në heshtje më fal,
kudo në oborr janë duart e nënës,
çdo pemë e ujitur nga lotët e saj.
Ulur këmbë kryq te pragu i portës,
syri kërkon prindërit të jenë gjallë,
çdo cep i mbushur me dhimbjet e tyre,
gjithë jetën do digjem për ta do kem mall.
Kërkoj kudo një kujtim nga nëna,
asnjë jastëk me aromën e saj,
asnjë shenjë e tyre nuk është asgjëkundi,
diçka prej tyre, do më nxirrte mall.
Piktura pafund varur në mure,
fotot e prindërve nuk di ku janë,
asnjë kujtim s’kam sot prej tyre,
sytë e përlotur shpirtin e vrarë.
Ditët kalojnë e kujtimet rriten,
gjithmonë për prindërit malli do më marrë,
kur janë gjallë harrojnë detyrimet,
pas vdekjes së tyre,
kërkojnë ç’na lanë.
Ulur këmbë kryq te pragu i nënës,
në lotët e mi,
gjej bekimin e saj,
vdesin një ditë prindërit e dashur,
në parajsë shkojnë me shpirtin qelibar…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.