“NATA ËNDRRAT S’MI JEP HUA”

0
139
Nga Meri Mezini  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Sa herë vetmija më zë pritë,
nata ëndrrat s’mi jep hua,
gërmoj në heshtje brenda vetes,
kërkoj gjërat që unë dua.
Gjumi ikën më s’më merr,
unë në zgavrat di ç’gërmoj,
brenda shpirtit dhe pse plakur,
dashurinë dua të kujtoj.
E moj natë dhe pse heshtur,
sonte më dukesh ti përjetsi,
tek gërmoja brenda vetes
gjeta gjërat që fsheh ti.
Dhe pse buza më ështe rrudhur,
faqet më janë futur brenda,
ballin rrudhat e kanë lodhur,
lumturinë kërkoj në ëndrra.
Eh moj jetë dukesh e gjatë,
por në fakt je fije peri,
ti shkurtohesh vit mbas viti,
rinia iku më nuk erdhi.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.