BUKURIA MAHNITËSE

0
113
Vullnet Mato
Mund të jetë një imazh i 1 person
Dikur punoja mësues dhe dizenjator
për kabinetet e shkollës së mesme.
Kisha kartona, penela dhe bojë,
që vetëm firma e drejtorit i jepte.
Të lypësh është gjë e mërzitshme,
por edhe të të lypin, s’qenka më pak.
U dhashë kolegëve nga aq të gjithëve,
sa të mos më quanin “Piktor kërnac”
Kabinetet s’ngopeshin me letër e bojë,
por dhe ata, s’mund të lypnin prapë.
Vranë mendjen dhe sajuan një lojë,
për të shtënë shpejt, bojërat në lak.
Caktuan një mësuese, perri të përkryer.
Si lulja, me një tufë lule, erdhi ajo…
Mori sa deshi, me dorë të pakursyer.
se e dinte, që asaj s’i thosha dot, jo…
Iku buzagaze, as “faleminderit” s’më tha.
Mbeta i ngrirë, për atë stepje magjike,
që lejova padashur, një grabitje hata,
nga ndjeshmëria, për bukurinë mahnitëse…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.