“Na duhen shumë” Florenca

0
2913

 Nga : Bardha Alimeta

Florenca , Vajza që ka lindur dhe është shkolluar në djepin e arsimit të vendit tonë , Elbasan . Gruaja e një bashkëshorti që i bashkon profesioni i mësuesit . Mamaja e një djali 10-vjecar , që është bekimi më i madh në jetën e sajë . Florenca është me profesion mësuese , me një eksperience 10-vjecare në mësimdhënie . Prej vitesh Pedagoge me kohë te pjesshme pranë Universitetit “Aleksander Xhuvani”, Elbasan. Florenca tregon se profesionin e mësuesit e ka pasur gjithmone një ëndërr , të cilin e ka përmbushur me rezultate të shkelqyera . Këmbëngulja , përkushtimi , pasioni i kanë dhënë sot Graden e merituar “Doktorre e Shkencave” në Histori . Por ashtu si të gjithë intelektualet me kërkesa ndaj vetes , edhe Florenca tregon se shpesh herë nuk e ka gjetur veten atje ku ajo do të mund te jepte maksimumin e profesionalizmit të sajë . Megjithatë , ajo çfarë e karakterizon Florencen është shpirti i madh bujar që ajo e përcon ç’do ditë tek ata që e rrethojnë . Vajzë e dashur dhe e devotshme për të ndihmuar cilin’do . Të gjithë brezat e studenteve që ajo ka pasur , e përshkruajne figuren e Florences si një Pedagoge shumë të aftë profesionalisht dhe mbi të gjitha si një njeri me vlera të larta qytetarie . Këto cilesi mesa duket e bënë Florencen një personazh politik shume të dashur në qytet , kur ajo hodhi kandidaturen për Deputete ne zghedhjet e qershorit 2017 . Por Florenca nënvizon se suksesin ia dedikon familjes së saj , e cila eshte mbështetja e padiskutueshme më e madhe . Florenca thekson se të qenurit femër në këtë realitetin tonë Shqiptarë , është sa e vështirë , po aq edhe sfiduese . Fakti që nuk bëjmë kompromise me të keqen , që në cdo vendimarrje mendojmë për të miren e fëmijeve dhe familjes tonë , që ngrihemi më fort pas cdo rënie , na bënë të vecanta e të përkushtuara për të ngritur lart dinjitetin e gruas në shoqeri .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.