Pas fitores së Partizanit në “Loro Boriçi” ndaj Kukësit , ekipi kryeqytetas ka “humbur” katër apo pësë tifozë , të cilet janë ndaluar nga policia e Shkodres , për arsye të një debati për mosmbajtjen e maskave . Një incident është shënuar në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku u luajt sot ndeshja Kukësi-Partizani 0-2. Policia e Shkodrës ka shoqëruar 5 persona, mes tyre dhe menaxherin e klubit të të kuqve Amarildo Dajlanin. Përplasja ka nisur për shkak se dy veta nuk kanë patur maska për t’u ruajtur nga COVID-19.Policia i ka gjobitur, por ku veprim nuk është pritur mirë prej personave në fjalë, të cilët kanë debatuar me uniformat blu. Debati degjeneroi në përplasje fizike, ku policia i merr me forcë.Menaxheri i Partizanit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por policia e ka shoqëruar dhe atë.Sipas informacioneve të fundit, Dajlani është liruar nga policia, ndërsa personat e tjerë të ndaluar po mbahen për akuzën e kundërshtimit të forcave të rendit.