Mimoza Rexhvelaj:Kafen me shokun Basha nuk do jua shkruajmë në tefter

0
555
Kjo për gojët e liga, për ata që nuk durojnë faktin se “mimozat” çelin të parat.
Malësia e Madhe nuk po ngre struktura paralele, janë po ata anëtarë që prej 30 vjetësh kontribojnë me mish e shpirt për PD. Po ata që japin shpirtin dhe në fund nuk marrin as një “faliminderit”
Janë po ata kryetar e sekretar seksionesh që u votëbesuan për të vazhduar rrugëtimin politikë. Sepse i duan anëtarsia, zona ku jetojnë e punojnë, janë ata kotribues e qendresatar prej 30 vitesh.
Kush vazhdon të shoh “Bashën kryeministër “ ka probleme me veten, kush vazhdon vrapimin pas tij , se do nis beteja e madhe, prap nuk e ndalojmë dot, sepse donkishotizmi është sëmundje, jo gjendje. Duhet kuruar pa shkuar pacenti në fatalitet.
Partia Demokratike nuk është pronë e kryetarit, as e sekretarit, as e puthadorëve, as e atyre që e mjelën, as e atyre që duan ta mjelin….
Partia Demokratike është astet Kombëtar, mbrohet nga zemrat e demokratve. Është shtëpia e njerëzve të lirë. Është shtyllë që mban fortë demokracinë.
Kush e ndjen se duhet t’i bashkohet është i mirë se ardhur. Kush pret ftesa me garantim postesh, oficesh, të presin Bashën, aty parapaguhet dhe ju garantohet “deshirat” sipas buxhetit.
Unë vetës time i kam garantuar një post të veçantë “ushtar i rreshtit të parë” nuk ka konkurencë fare, e gëzoj pa pikë zori.
Këtu tek PD fjalën e ka anëtari dhe vota e lirë. Kush merr një votë më shumë se tjetri fiton garën, drejton punën. Jo gjithmonë fitojnë të mirët, por e drejta për të garuar është për të gjithë.
Mjaft u qajtët FB e komentesh hajdeni tek shtëpia juaj. Kafen me shokun Basha nuk do jua shkruajmë në tefter 😉

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.