Mimoza Rexhvelaj lëshon kushtrimin…Të gjithë po ikin!

0
369
Një  nënë, një  poete, një  mësuese lëshon kushtrimin:Të gjithë po ikin..!Por zëri i nënave Shqiptare   me kohë nuk po degjohet. Po , po të gjithë veç këta , dhe “sklleverit” e tyre  rrogëtarë  nëpër zyra  po rrinë. Se kë duanë të  qeverisin, veç një Zot e di?!Më  poshtë po  botojmë të plotë  reagimin e poetës  Mimoza Rexhvelaj:Ec se e çanë ata or ti”/ Dështon përpjekja e shqiptarëve për të ikur në  Angli, policia franceze u…(VIDEO) – 27.al
Të gjithë po ikin, a nuk ishte ky objektivi i qeverisë?!
Një lagje e madhe si e mija ka ditë që numëron ikjet. Për dy jave 50 të rinj, 10 familje ndoshta më shumë…
Kjo dhëmb , dhëmb fort…
Shtëpi bosh, vende bosh, ndonjë plak tek-tek që flet me qenin në fund të rrugës…
Lumë ikjesh, shtegëtar pa shpresë veç ikja, ikja kjo ëndërr e përmotshme që kohë nuk njeh.Ikja e të rinjve shqiptarë me gomone drejt Britanisë, Gjonaj: Në muajin  shtator pritet… – 27.al
Vazhdon kërkimi i një jete më të mirë larg, kudo nëpër botë, ku politika nuk vret, ku politika nuk të heq bukën, ku politika nuk shtrohet në sofër bosh… njerëzit kërkojnë pak “bukë” , kërkojnë pak “qetësi” , kërkojnë një jetë normale…
Kjo hemoragji nuk fal askënd, nuk ka ngjyrë, ka veç dhimbje, veç dhimbje…po shkretohemi si vend, askush nuk po rrinë, as sa për të mbajtë derën çel.Nga veterinerë e kamarierë / Rrëfimet e shqiptarëve që ikin ilegalisht në  Angli: Shkojmë më lehtë, por kthimi është i vështirë - Gazeta Si
Heu jua shkretoftë zoti zemrën, si ia hodhët ujin e valë këtij vendi, po boshatisemi çdo ditë.
Nesër nuk di kush do njoftojë ikjen, por di që rrugë tjetër nuk ka për të jetuar dy ditë si njeri, si qytetar i lirë…

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.