MËSUESI ISHTE PRINDI I DYTË PER NE!!

0
513

Shkruar nga : Rita Kalaj Shkjurtaj

Si e zhveshëm nga vyrtytet kodin e etikes së mesuesit.

“Mësuesi ishte prindi i dytë per ne.!!
U rritëm dhe edukuam me këtë bindje të gjitha gjeneratat e arsimuara para viteve 90 – të duke fituar një respekt dhe konsiderate të lartë për figuren e mësuesit si një edukator dhe kujdestar i përkushtuar për mirsjelljen tonë. Gardian të sigurisë së shëndetit fizik e mendor e deri edhe ndihmëtarë të gjidshëm për plotsimin e nevojave në sigurimin e bazës materjale për mirë shkollimin tonë.
Një realitet inegzistent për kohën e tashme pasi sot korniza e mësuesit e zhubravitur dhe baltosur me një kod etik dominues me ngjyra të errta,ka bërë që misioni i këtij profesioni të fundosë gjithë sistemin social me të cilin po perballemi.
Ku gabuam dhe kujt t’ja veshim këtë faj?
Në vitet e para të rënies së sistemit monist për interesa të asaj elite që vertitej në vorbullën e kalimit për jetë a vdekje,si pasoj e papërvojës politike,u kapem pas çdo boshlleku mental të këtij populli prej së cilës përfituan po ata,për ta mbajtur sa më në ajër e të nënshtruar duke ndërtuar këtë sistem të rrejshem demokratik,si një kullë pa themele,që ta kishin të lehtë ta rrezonin saherë që mosbindja civile t’u cenonte interesat e tyre të përbashketa.
Me urdheresa e ankesa sajuan e hartuan plane plaçkitjesh,shkatërrimesh,rrënimesh e deri në çnderimin e idealeve të shenjta humane të trasheguara e kultivuara me mund,djersë e me sakrifica gjaku nga vetë populli mbi këtë tokë e në po këtë vend.
Tjetersuan gjithçka të bukur e të viejshme që trasheguam nga realizmi socialist duke çrrënjosur totalisht kulturën e punës e ku goditjen më të rënde ia dhane sistemit arsimor duke mbjellë faren e shkatrrimit të plotë të vetedijes kombetare me rekrutimin e parizaneve të pa shkolluar për të shkollu gjeneratat e pas 90 -tës.
-Vallë si heshtëm përballë këtij fenomeni ne prinderit e parë që u përballëm me këtë masakrim kur e dinim fort mirë vlerën e edukimit te fëmijeve tanë?
-Si heshtem kur fëmijët ankoheshin për sjelljet e pahishme të mësuesve,rojeve,psikologeve e drejtorave shkollor?
-Si heshtëm kur kuptuam se në shkollë fëmijët fitonin sjellje të pahijshme e deri rrugaçërie, larg normave tona familjare?
-Si heshtem kur pilotohej me kurrikulen, programet me tekstet e deri me prurje – largimet e mësuesve çdo vit,pas një semestri e deri edhe brenda pak javesh me individ pa formim e te pa dije?
-Si heshtem kur shikonim e dëgjonim për mungese etike, veprime e skandale të mesuesve në prani të fëmijëve tanë duke shkelur dinjitetin dhe të drejtat e tyre,duke baltosur e tjetersua me neglizhencën tonë edhe raportin prind -fëmijë?
Heshtëm derisa skandalet nëpër shkolla nisën te nxjerrin në dritë gabimet tona të cilat flasim pa zê por që na perplasin fytyrës paftyrsitë tona prinderore e që na zhveshin nga dinjiteti para femijeve dhe serisht heshtim.
Heshtim dhe me heshtjen po justifikojmë deri në pranim të veprimeve dhe mosveprimeve të mësuesve duke vazhduar të pranojme te kultivohet kjo farë e shkatrrimit mental të pergaditur qëllimisht nga politikanët për fëmijët tane,por jo për fëmijët e tyre,pasi ata fëmijë me imunitet edukohen në sisteme e disiplina arsimore të sigurta nëpër shkollat më prestigjoze boterore.
Sa paradoksale.
Të etur për të rendur në tubime politike në ruajtjen e statukose së lidërve trashëgimtarë të ligjshëm të rrotacionit politik por të heshtur dhe asnjanës në mbrojtjen e gjësë më të çmuar e më me vlerë që kemi,familjes dhe fëmijëve tanë.
Si vallë u bë gjithë ai teater politik për një godinë teatri e cila është veçse materje e heshtim përballë këtyre shkeljeve të të drejtave themelore njerzore, morale,etike e ligjore në sistemon arsimor?
Dhe sërisht heshtja do ta mbysi këtë zukatje zerash medjatike për t’u lënë rrallën ngjarjeve të tjera të bujshme sa për të fituar audjence por jo për të mbeshtetur prinderit apo nxenesit – fëmijë të mitur.
Duke ditur se shkolla është institucioni i edukimit e ku gjithe ky mekanizem funksionon falë një mardhënje trepalshe prind-mësues- nxënës,rolin kryesor e luan familja ndaj e gjithe barra e fajit bie mbi prinderit të cilët duhej të ishin dhe jenë shumë më vigjilent për ta kuptuar se kujt ia besojnë femijet e tyre.
Për ta pranuar mësuesin si prinder te dytë ne u detyrohemi fëmijeve tanë të jemi vetë prindër të vërtetë,për t’i mbrojtur,përkrahur dhe edukuar me vyrtytet më të larta humane,ndaj sa nuk është vonë, le ta ndreqim këtë gabim fatal që po na rrënon si shoqëri duke shkatërruar njëkohsisht edhe ardhmërinë e fëmijeve tanë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.