MEDVEGJË/GAZETARJA LINDA SHAQIRI U “BËN ZË ” SHQIPTARVE:O SHQIPTAR ZGJOHUNI NGA GJUMI!

0
144
MS: Shqiptar Zgjohuni!
Edhe sa vjet, dekada, shekuj duhet të ikin e ne Shqiptarët të zgjohemi nga gjumi?
Për hir të ZOTIT!
Sa herë kam thënë dhe kam shkruar të jemi bashkë, të punojmë bashkë për idealin tonë.
Pse çdo herë Medvegja po anashkalohet, përbuzet, harrohet, dhe nga kush? Nga vet shqiptarët, tmerr!
Në këtë mënyrë armiku forcohet.
❖ Nuk çuditem pse Qeveria e Republikës së Kosovës ndau vetëm 5000 euro mjete financiare për Medvegjën nga totali i fondit 1.2. milion euro të ndara si mbështetje financiare për tri komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
❖ Nuk çuditem sepse Medvegja si komunë ishte e anashkaluar nga Qeveritë me radhë, nuk u vizitua nga përfaqësuesit e lartë të shtetit shqiptar për të parë nga afër se ajo ka shumë nevojë për mbështetje jo vetëm financiare.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
E për çfarë uniteti dhe bashkëpunimi të flasim?
As Këshilli Nacional Shqiptar për Luginë nuk u bë, afati skadoi me 13 Janar 2023 sa keq!
Ishte vështir të mirremi vesh e kuptoj. Të gjitha kompetencat i kaluan Ministrisë së pakicave në Serbi!
Ju lumtë Shqiptar!!
Ende jeni në gjumë, ëndrra të thella po ëndërroni, tmerr.
Kështu nuk mbahet shqiptaria, as nuk duhet vendlindja. Duke ëndërruar dhe duke bërë llogarit tuaja financiare nuk bëhet Shqiptaria. Egoja e madhe po ju ngulfat, keni kujdes shëndetin ju lutem se pastaj do ju qujnë të pa aftë!
Pushteti, ah sa keq ju verboi sytë juve që në emrin e vendlindjes, në emrin e popullit fituat pozitat e larta për tu pasuruar vet, tmerr.
Zgjohu!
Së pari duaje veten shqiptar, mos prit nga tjetri!
Ne duhet vet ti ndihmojmë vetes për të na ndihmuar tjetri, e jo të shkatërrojmë vendin për të na pushtuar tjetri.
Bashkë vetëm bashkë ia dalim!
Shkruan: Linda Shaqiri, gazetare në #medvegjasot.com

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.