MEDITIME PËR KOHËN E KUNGUJVE DHE MANEKINËVE

0
124
Nga Vangjush Saro
(Fragmente nga një shkrim në proces)
■Ne duhet të jemi mjaft ‘rëndë’, përderisa edhe një shkrimtar i njohur lançon (gjithë gëzim) të ashtuquajturin ‘shënim letrar’ për të, nga një e ashtuquajtur poeteshë, që në fakt s’di të përdorë shenjat e pikësimit dhe emrat e lëvduar i vë në kllapa…
■Ta shpifin këto (gjoja) shkrimet që bëhen nga dikush, pasi i është dhuruar një libër nga autori (!)kunguj | Alban Basha | Flickr
■E vlerëson tjetrin, e nderon, madje jo një herë… Kurse ai/ ajo s’kanë ‘fokus’ për të tjerët. E jo! Mirë është të mos kujtohemi për miqtë vetëm kur kemi ndonjë interes, ndonjë aktivitet apo ku di ç’tjetër… Ndërsa heshtjet trashen dhe raportet hollohen, mirësjellja humbet terren. Një marrëdhënie jashtë vëmendjes e respektit të ndërsjelltë, do të thotë pak a shumë hipokrizi. Ka syresh që s’e kanë problem, por të tjerë nuk e gëlltisin dot…
■Një shkrues – mbase edhe pak shkrimtar, por jo ndonjë emër i njohur – sjell disa kujtime… Pasi flet për miqësinë me shkrimtarin e shquar X, tregon se si ai vetë (shkruesi, pra) iku dikur nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve (!) Se kujt i lypej ajo ‘trimëri’ dhe pse duhej theksuar tash, disa dekada më pas, nuk e kuptova…
■Ej, ej! Moderatorja e kapardisur (e një TV kombëtar) thotë “filëm” (për film). Nuk besoj se edhe më tej mund të presësh kushedi çë prej saj (!)
■ “50 vite errësirë kulturore,” shkruan një dikush-e, nga ato që e vizatojnë Shqipërinë e djeshme me të dëgjuar apo siç e do interesi i (me gjasë) ‘Të djathtëve’ (Oops!) Me ndenj’ shtrembër e me folë drejt, pra duke lënë mënjanë përndjekjet, izolimin, lejfenizimin në periudha të caktuara, etj., mos vallë me fjalën ‘errësirë’ kjo shkruesja ka parasysh… Teatrot Profesioniste të vendit, Trupat e Estradës, Cirkun, Kinematë, Shkollat dhe Vatrat e Kulturës gjer në skajin më të largët? Mbase e ka fjalën për botimin e Homerit, Safos, Dantes, Servantesit, Shekspirit, Molierit, Gëtes, Pushkinit, Tolstoit, Dodesë, Çehovit, Balzakut, Hygoit, Dikensit, Tuenit, Gollsuorthit, Londonit, Heminguejit, Remarkut, Pirandelos, Hashekut, etj. etj. Ndoshta, me fjalën e madhe ‘errësirë’ shkruesja idhnake ka parasysh sportet, hekurudhën, heqjen e perçeve dhe të gjakmarrjes. Apo thjesht… nxjerr dufin e fisit?
■Fragment nga një ‘kritikë letrare’: “Autor i shume librave,ne gjini e zhanre te ndryshme,per te gjitha moshat e per gjithe hapsirat shqipfolese,ai ka zene me merite nje vend te rendesishem ne letersine shqipe.” (Nuk di për ‘kritikun’, por autori i librave në fjalë, besoj… do të jetë skuqur ndërsa e lexon. Apo jo, ndjehet mirë?)

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.