Me kënë Shkodran t’ana i ban.. Edhe fëmijet i lind në një datë…

0
255

Kot nuk thonë  ; Me kënë Shkodran ,t’ana i ban.Kjo thënie mbase më  shumë se kujtëdo i  shkon për shtat, një  nëne Shkodrane e cila   dy femijet e saj i ka lindur  me “llogari”, duke mos e  levizur datën e lindjes së tyre. Kësisojë  fëmijen e parë  e ka lindur me 1 Janar 2020, dhe  tani në  daten 1 Janar 2022  ka lindur fëmijen e dytë. Ndaj urimi  me jetë  të  gjatë  dy të lindurit e datës  1 Janar. Ditëlindje e cila do u festohet nga të gjithë jo vetëm familja por i gjithë  globi , përjashto  kinezet.Ndaj, Gëzuar ditëlindjen dy vllezrit Harisi dhe Arenci !Fëmija i parë në Shkodër për vitin 2022 është Arenc Kukaj. Ai lindi në orën 7:45 të ditës së sotme.(dje) Kjo është Arjeta Kukaj, nëna e cila lindi fëmijën e parë në Shkodër për vitin 2022.Historia e Arjetës është pak më e veçantë sepse të dy fëmijët e saj kanë lindur në datën 1 janar. Dy vite më parë Arjeta në 1 janarin e vitit 2020 lindi djalin e saj Harisin i cili sot mbush dy vjeç ndërsa në ditën e parë të këtij viti lindi djalin e dytë, Arencin. Për Arjetën lindja e dy fëmijëve të saj në 1 janar është një emocion i dyfishtë.Mjekia Armela Troshani e cila ka asistuar Arjetën edhe në lindjen e saj dy vite më parë në 1 janar shprehet se gjendja e nënës dhe fëmijës të porsalindur është shumë e mirë.Nëna Arjeta e cila në profesion është një mësuese në Malësinë e Madhe në ciklin e ulët në një shkollë 9-vjeçare dëshiron një shëndet të plotë për fëmijët dhe familjen e saj por edhe për gjithë shqiptarët. Një urim në ditën e parë të vitit ka edhe mjekia Troshani.Viti që lamë pas ka qenë i vështirë edhe për nënat e reja për shkak të pandemisë dhe dhjetëra fëmijë në Shkodër kanë rezultuar të prekur me COVID-19. Megjithatë të gjithë shpresojnë që 2022 të lërë pas pandeminë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.