Nga: Marash Gilaj
Po. po, e kam vendosur. Do të votoj kundër pa m’u dridhur dora as qerpiku. Dhe kur njeriu voton kundër, ai voton njëkohësisht edhe pro në një drejtim tjetër, për një parti tjetër. Është si t’i kthesh dikujt prapanicën, kur e meriton, duke kthyer fytyrën nga tjetri me respekt. Do të votoj kundër “Sektit të Rilindjes”apo “Rilindjes” së Rivdekjes, që erdhi në pushtet si klikë sunduese, si bandë, si grup kriminal, si mafia, si aksident, si fatëkeqësi dhe tradhëti kombëtare. Do të votoj kundër atij që u bë sundimtar absolut në vendin e vet, i ngjashëm me çdo pushtues. Do të votoj kundër partisë –shtet, kundër monizmit të instaluar në parlament e çdo bashki. Është detyra e çdo njeriut të ndershëm të lufojë për t’u çliruar nga baronët e krimit, nga kjo qeveri anormale e kaotike. Jemi në momentet më të zeza të historisë, në këto tridhjetë vitet e fundit. Këta janë sundimtarët orientalë të Tiranës, me tipare sulltanore. Ende nuk e keni kuptuar se po trajtohemi si punëtorë të një çifligu privat? Mos na ka zënë amnezia apo Alzheimeri na ka fshirë kujtesën dhe na kanë hipnotizuar? Pse bëjmë sikur asgjë nuk ka ndodhur në 8 vitet e fundit?! Harruat premtimet e pambajtura? Vendet e punës , që i zëvëndësoi me spastrim politik? Ai është përpjekur të largojë të gjithë ata që nuk e votojnë, duke i shantazhuar. Ai ka blerë mediat dhe heshtjen, i ka censuruar e mbyllur siç ka ndodhur me” Tv Agon” të Becchettit. Për këtë do të paguajmë gjobën e majme. Skandalet e “Bariut të kriminelëve”, do t’i paguajë populli. Harruat se pasi mbushi parlamentin me kriminelë, çdo bashki e zyrë, të modelit Tahiri , me rrosha e gjusha, frroka , ndoka e ko – dosha, si dorë të tretë për të na përfaqësuar në parlament, na gëzoi me gjyshe e stërgjyshe që kanë mall për diktaturën , për diktatorin Enver. Por para se të vinte në këtë derexhe, e dha vetë sinjalin dhe shembullin, duke na thënë se Enveri dhe pasuesit e tij ishin në anën e duhur të historisë. Dhe e tha haptas në Parlament. Pra, vetëm kriminelët dhe nostalgjikët e Enverit janë kontigjenti i preferuar i pushtetit të tij. A nuk ishte ky që rriti borxhin publik, tarifat arsimore, taksat, që na la 8 vjet pas dyerëve të Evropës, duke na gënjyer bashkë me nderkombëtarët? Nuk qe ky që shtoi krimet dhe korrupsionin? Këtë e pohon Brukseli dhe Amerika. Tani, pas 8 vitesh, na flet për ujë të pishëm 24 orë dhe aeroporte në çdo qytet, kur gjysmën e popullit e ka nën minimumin jetik; veçanërisht gjysmën e pensionistëve. Apo u ka rritur pensionet? Gënjeshtrën e ka si punë a biznes. Nuk dua të jem në autobusin e atij që kërkoi timonin, pa qënë shofer, sepse të thyen qafën. Nuk e pëlqej rrugaçërinë politike, agresivitetin, batutat banale, ofendimet ndaj kujtdo, sidomos ndaj gazetarëve e njerëzve të ndershëm, të ditur e punëtorë të këtij vendi. Ndjej neveri, kur gazetarin e quen kazan, kadri, kosh plehrash apo qen analist, siç e kemi dëgjuar shpesh Gjatoshin të shprehet. Shoh se “I pari i katundit” sillet si drejtor i një shtëpie publike, që do të vërtetojë virgjërinë e prostitutave, që na konsideron si kavje eksperimentale, si pacientët e tij, si skllevër të shitur e të blerë disa herë. Edhe pse kjo ndodh nga prirja për të pasur afër të ngjashmin e vet. Narcizmi është i rrezikshëm, sidomos, kur të besohet një përgjegjësi e lartë. Kjo është një shënjë psikopatie. Tani, pas 8 vitesh, premtimesh të pambajtura, nuk i shkon mendja të bëjë bilancin, të japë llogari, të pranojë gabimet dhe fajet, krimet apo të shfaqë ndonjë pendim. Nëse ia kujton, të fyen , të injoron dhe të tall me një gjuhë vulgare e tepër denigruese. A ka politikë më të keqe se dështimi në çdo fushë dhe refuzimi për të mos u dorëhequr? Rama e do Shqipërinë pa shqipëtarë, nuk pranon kritikat. Veten e mendon si qënie superiore, ndersa të tjerët, inferiorë. Sipas tij , fajin gjithmonë e kanë të tjerët.Hashashizimi i vendit u krye në kohë rekord. Një sipermarrje që siguronte rreth 400, 000, 000,000 euro të ardhura . Ishin dhe mbeten para të pista, me të cilat bliheshin e blihen vota. Harruat dosjet 184 dhe 339? Harruat çfarë ndodhi me Dibrën dhe Durrësin në votimet e fundit? Harruat çfarë ka publikuar BILD dhe BIRN për votimet e blera dhe se kush u përfshi në këto allishverishe?Për të shtuar votuesit e vet, ka punësuar dyfishin e zyrëtarëve që gjeti , kur erdhi në pushtet. Por, ai harron se ata paguhen me taksat e shqipëtarëve.Rilindja ka bërë më shumë dëm se termeti dhe Covidi së bashku. Ishte një mallkim për vendin tonë. E di që rilindja i urren zgjedhjet sepse ajo nuk bën as tek partia e vet. Votoj kundra sepse kujtoj si na sheh Evropa. A nuk na ka quajtur “Delja e zezë” apo “Kolumbia e Evropës?” Duke vjedhur e grabitur këtë vend , ata shtuan pasurinë me 2-3 herë dhe po kaq herë varfëruan popullin fukara. Tenderat korruptivë, pa transparencë, pa konkurim, para të pista, betonizim. Eksportojmë krime nepër botë. Krimi si pasuri kombëtare. Trafikantët i kanë rrugët e lira. Janë shtuar drogaxhinjtë, vrasësit dhe kusarët. Pasuritë kombëtare i ka hipotekuar krimi. PPP-të gllabërojnë buxhetin. Shkatrrimi i teatrit. Ligji antishpifje si neni 55 i kohës së Enverit kryer nga ekspertë të paligjshmërisë. Reforma shkatrrimtare, që na lanë pa gjykatat kryesore, që sollën në detyrë prokurorë dhe gjyqtarë të modelit Dovrani. Batuta shndërruar në ligje si: KÇK – ja. Gjykatat si kuzhina partiake.Parlament njëpartiak, me deputet të blerë, shumica analfabetë me shkollë të lartë. Vetëm presidenca ka mbeteur e pakapur, sado që janë hequr shumë kompetenca.Çdo vit largohemi më shumë nga Evropa. Kishim tre kushte , tani kemi 15. Akuzojmë BE-në se nuk na njeh “meritat”, përparimin. Gjymtim i lirisë. Arsimi model “Turi.” Shëndetësia model “Tirja.” Integrimi model turpi. Narkotrafiku bekuar nga qeveria.Nuk dua të jem i sunduar, por i udhëhequr me shembullin personal të atyre që u jap votën. Bullizëm në parlament, Jemi të varfër , sepse jemi të vjedhur e të grabitur. Skandale e dështime. Ende nuk e keni përcaktuar, nëse do të shkojmë nga BE – ja apo nga Lindja. Doni mandate të tretë dhe na kërcënoni se do të na sundoni deri në vitin 2030. Kur blihen votat , nuk vendos sovrani , por vendos krimi. Sikur të arrinim nivelin e Kosovës në zgjedhje dhe ekonomi. Demokracinë kthyer në karikaturë. Shqipëria në udhëkryq. Është koha për t’u zgjuar. U bëmë gazi i botës. Ky vend po bëhet i pabanueshëm.Populli po bën gjumin letargjik. Ti mund të dish shumë, por varet se çfarë bën me dijen tënde. Dhe, për turp e faqe të zezë, na hiqesh si sfidant e shpëtimtar i kombit! “Vaksinë – politika” , karta e fundit që po luan në fushatën elektor- hale. Ngjan se ke mbaruar shkollën e djallit. Shqipëria pa rini , nuk ka të ardhme. Njeriut duhet t’i vijë turp edhe kur ndryshon emrin për të fshehur krimet e kryera jashtë vendit.Ndaj, askush të mos rrijë pa votuar. Mos ta zgjatim kalvarin! Siç rrëzuam regjimin e Enverit, duhet të rrëzojmë edhe regjimin e Edvinit apo Edverit të “demokracisë”. Është e pafalshme të bëjmë zgjedhjen e gabuar për të ardhmen e fëmijëve tanë. “Heshtja ndaj së keqes, është tradhëti kombëtare “, thoshte Martin L. King.
6 Prill 2021