Pa mëdyshje që ç’do Shqiptar qoft ai gegë apo Toskë, malësorë apo lab, qytetar apo kryeqytetar, ka ndjerë krenari që vëshja e gruas malësore . Xhubleta jo thjeshtë e alpeve siç duan disa ta” transferojnë”, por autoktone e gjithë grave dhe vajzave të M.Madhe dhe më gjërë, tashmë vlerë e gjithë njerzimit. Ndaj me listimin e Xhubletës nga UNESCO, të gjithë u “turrën “ me marrë meriten e këtij suksesi, Madje teksa shikojmë që prezantimi I xhubletës po bëhët nga njëra trevë në tjetrën nga njëri qytet në tjetrin, duke e “shetitur” si kazan rakie,kësaj radhe u ndal në kryeqytet.Ajo që në fakt nuk lë shumë shije të mirë është fakti , se realisht malësori nuk e ka patur traitë të bëjnë dhuratë , askujt veshjen e grave dhe vajzave , siç është në rastinkonkret Xhubleta.Ndaj kjo “zëmërbardhësi” nuk duhet shpërdoruar , veçnarisht nga pushteti vëndor.
Kësisoj Xhubleta më sëhumti krahas pranisë së saj në kullat malësore, do e kishte vëndin në muzeumet e dy qyteteve , kryeqëndera ndër shekujt të trevës M.Madhe Tuzi dhe Kopliku.Gjithësesi mbrëmja e Xhubletës në kryeqytet shpresojmë të kthehet edhe në vëndlindje në qytetin e Koplikut, pse jo për tgë “festuar” nderrimin e viteve me 27 Dhjetor në koncertin e organizuar nga Bashkia …
Në Pallatin e Brigadave në Tiranë u zhvillua sot mbrëmja e Xhubletës, tashmë pasuri nën mbrojtjen e UNESCO-s.Xhubleta si një ndër kostumet më të vjetra në Evropë, është një veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, në Malësinë e Madhe, Rugovë e Dukagjin. Xhubleta më së miri është ruajtur dhe kultivuar në zonën e Malësisë së Madhe, e që vazhdon të vishet edhe sot e kësaj dite në formë ceremoniale në festa dhe logje.Në ceremoninë e zhvilluar në Tiranë ishin të pranishëm ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, studiues, gra dhe vajza nga Malësia e Madhe të veshura me xhubletë, etj.Ministrja e Kulturës, Elva Margariti në fjalën e saj tha se “ kjo veshje kaq magjike me kaq hijeshi e thjeshtësi i kthen këto gra në zana dhe këtë objekt në log bjeshkësh”.Gjatë mbrëmjes së organizuar në ambientet e ministrisë vajza e gra treguan për të pranishmit teknikat e qepjes dhe qëndisjes së xhubletës.
Në këtë mbrëmje e pranishme ishte edhe Tole Lekja Berishaj, 96 vjeçarja nga Tuzi, e cila foli për vlerat e xhubletës. Tole Lekja me duart e saja, pothuajse gjithë jetën e sajë ka punuar xhubleta malësore.“Xhubletën e kam mësuar 70 vite më parë dhe nuk e kam lëshuar kurrë. Nuk e mendoja se do të vinte kjo ditë edhe pse e kam dashur me zemër.
E kam punuar këtë veshje me qejf ditë e natë, që kjo kulturë të përhapet e mos të humbët”, tha ajo.Tole Lekja në shënjë mirënjohje i ka dhuruar Kryeministrit Edi Rama një xhubletë të punuar nga duart e saj, e cila iu dorëzua ministres së Kulturës.Ministrja Margariti tha se “do të jetë pjesë e koleksionit të muzeut të dhuratave të çmuara në Kryeministri”.
Xhubleta shqiptare u pranua në 28 nëntor të këtij viti në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale nën mbrojtjen e UNESCO-s.