Në bashkinë Malësi e Madhe janë mbledhur emergjencat civile në kuadër të planit të menaxhimit që kishte për objekt marrjen e masave dhe parandalimin e rreziqeve.
Mbledhjen e drejtoi Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja i cili i kërkoi të gjithë aktorëve të institucioneve vendore që të jenë të vëmendshëm dhe bashkëpunues me qëllim për të minimizuar sa më shumë rrisqet e emergjencave. Prefekti Millja theksoi se kohët e fundit ka sinjalizime për hapje tokash të reja për mbjellen e kanabisit në zonën e Malësisë së Madhe, ndaj kërkoi vëmendje të shtuar mes pushtetit vendor, policisë dhe kryetarëve të fshtrave. Menaxhimi i mbetjeve në këtë bashki ishte një tjetër problematikë e vënë në dukje nga prefekti Millja. Në këtë mbledhje çdo drejtues administrate dhe kryetar të njësive vendore i kanë raportuar prefektit Millja për ecurinë e deritanishme dhe planin e masave në vazhdimësi. Në këtë takim me të gjithë drejtuesirt vendor në bashkinë M.Madhe Prefekti Millja veçmas të tjerave ka kerkuar nga të gjithë titullaret e instucioneve të qeverisjes qëndrore, që jo vetem të respektojn kreun e Bashkisë Tonin Marinaj, por dhe të rakordojnë dhe për më tepër të raportojnë për gjithçka të bëjnë për sherbimin ndaj qytetarve në këtë Bashki.