Marilena Shena – Shembull për Rininë e ditëve të sotme

0
2315

Marilena Shena : Jam 18 vjeçe dhe kam lindur me 12 qershor në Athinë , studioj në gjimnazin Sulejman Delvina në Delvine . Jeta ime bazohet mbi krijimtarinë letrare dhe për këtë kam fituar çmimin e parë me rastin e 7 Marsit në shkollë , kam marrë pjesë në Olimpiaden Kombetare 2015 dhe kam fituar vendin e parë në letërsi , çmimin e parë me poezinë me rastin e 1 vjetorit të vdekjes së Dritero Agollit në klubin “Poezia”. Pjesemarese në Emisionin e Radio Tiranës me programatorin Agim Xheka si dhe pjesëmarrëse në konkurse të ndryshme , në Lezhë “Fjolle dashnie”, Tirane , dhe pjesëmarrëse në shoqaten e shkrimtareve të Pejes . Poezite dhe krijimet e mija letrare jan botuar në gazeten “Nacionale” , “Telegraf”,dhe “Intervista”. Pjesëmarrëse e klubit “Drita” drejtuar nga shkrimtari Thanas Jani . Më poshtë mund të ndiqni disa poezi të krijuara nga Marilena Shena : 

VDES , PAK NGA PAK…

Cigarja ,
E vetmja që u dogj
Pak nga pak pak për mua.
Por erdhi momenti,dhe ajo,
U plak,u vjetërua.
U mundova ta mbaj gjall,
Me zjarr,
Aq sa munda,
Më kot,ra dhe ajo
Kur pluhurin shkunda.
U rrudh,u tkurr
Kur u bë plak,
I ndodhi ashtu si unë,
Që vdes pak nga pak.
Sa më shumë më thithin njerezit,
Aq më pak mbetem.
Sa më shumë më shkundin pluhurin,
Aq më shumë tretem .

Humbur në stinë…

Në zjar është shumë ftohtë,
E në dëborë po nxehem.
Sa e thatë jam në shi!
E në diell,nga furtuna prekem.

Në verë mora dhuratë një pulovër,
Në dimër një freskuese bleva,
Në vjeshtë flakëruan disa qershi,
E në pranverë,në shkollë u ktheva.

E humbur nga koha jam.
Nuk di kur bën ftohtë e kur nxehtë,
Nuk di kur të kërkoj dashurinë,
Në dimër apo ne vjeshtë?

MURI I BARDHE…

Isha vetem pak centimetra njeri,
Asgje nuk dija,
Asgje nuk thoshja,
Nuk dija as ne kembe te rija.

Kisha vetem pak floke,
Lekure te njome e kocka te buta,
Edhe pse e porsalindur,
Te jem e lumtur u luta.

Emrin ma vendosen,
Por nuk ishte i pari,
“Mur i bardhe” quhesha une,
Qe linda ne ate muaj behari.

Tani jam verbuar nga ngjyrat,
Tani jam nje ylber,
Sa mire te isha ajo,
Ajo qe lindi ate vere!

Nuk duroj me thika,
Njerez te eger me radhe,
Nuk dua te mendoj asgje me,
Dua te jem ai MURI I BARDHE

TI…

Ti qe gjithe jeten ishe i lumtur,
Me thuaj dhe mua.
Si eshte?
Nuk di lumturia,kur u krijua?

Ti qe gjithe jeten qeshe,
Me thuaj dhe mua tani.
Sepse buzeqeshjen,
Kjo buze nuk do ta arrij.

Ti qe gjithe jeten jetove,
Me thuaj dhe mua qe jam thekur.
Si eshte te jetosh?
Sepse une,jetova e vdekur!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.