Sot në Tuz u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i Unionit Nacional Shqiptar, në të cilin u bë zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë.Për kryetar unanimisht është zgjedhur Ferhat Dinosha, kurse për nënkryetar Fadil Kajoshaj dhe Admir Nikaj.Naim Gjokaj u zgjodh sekretar i përgjithshëm, Adnan Gjokaj – drejtor politik, Ellma Lulanajqë do formojë Forumin e Gruas, kurse Besnik Gjokaj që do formojë Forumin Rinor. Gjatë fjalimit të rastit, kryetari i UNSH-së Ferhat Dinosha tha se është i lumtur që iu dha besimi të drejtojë këtë subjekt nacional i cili si bazë do të ketë tri gjëra: Zotin, familjen dhe kombin.“Malesia eshte toke shqiptare, me parti shqiptare dhe e udhehequr nga shqiptaret”, -theksoi nder te tjera Dinosha.Ferhat Dinosha njihet si një politikan shqiptarë në Malin e zi me përvojë të gjatë politike dhe diplomatike, ndaj një Parti e tillë e mirëfillt nacionale , mbase e ka domosdoshmëri rolin e tij drejtues.