MALI I ZI/ SYNOHET PROGRAM 24 ORË NË RTMZ

0
140

Sot në zyrën e redaksisë shqipe në RTMZ qendruanë për vizitë pune sekretari shtetëror në ministrinë e administratës publike Agron Camaj dhe drejtori i drejtorisë së mediave Negjeljko Rutoviq të cilët u takuanë me kordinatorin e dy redaksive shqip pranë RTMZ Senad Gilaj dhe dy redaktorët e redaksive Marash Dedvukaj dhe Nikë Kalaj.Camaj u interesua për punën e dy redaksive dhe mundësinë e tyre për të kontribuar në përmirësimin e punës në këto redaksi. Me këtë rast Gilaj i njoftoj mysafirët me punën e redaksive si dhe me plan programin e paraparë për vitin që vjen.TË ENJTEN PROTESTË, PËRBALLË RTMZ-së | Tv Boin Gilaj me këtë rsat potencoj se qellimi primar është hapja 24 orëshe e programit shqip, hapja studios në Ulqin për nevojat e dy redaksive si dhe punësimi i gazetarëve dhe teknikëve të rinj pranë këtyre dy redaksive.Poashtu edhe Dedvukaj dhe Kalaj paraqitën problemet me të cilat ndeshën redaksitë në punën e tyre dhe nevojat e domosdoshme të përmirësimit të kushteve aktuale e posaçerisht punësimin e gazetarëve të rinj dhe disa nevoja të tjera teknike. Me këtë rast mysafirët premtuanë se do të bëjnë çështë e mundur që të kontribojnë në përmirësimin e kushteve të përgjithshme të këtyre dy redaksive e posaçerisht në mënyrë urgjente do të reagojnë që sa më parë të sigurohet një studio në Ulqin e cila në masë të madhe do të lehtësonte punën e mëtejme të këtyre dy redaksive.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.