Realisht sot të vetmet “lulishte” ku rritën fidanishte, të artit ,kulturës dhe sportit kanë mbetur shkollat e arsimit Para Universitarë.E themi këtë , jo thjeshtë për të bërë një hyrje të një fakti “kokëfortë” siç është shpallja kampion per të dytin vit radhazi e vajzava te futbollit, të shkollës “Vasil Shanto “ Vrakë, por edhe përë “zbulimin” e mjaft talëntëve në kulturë- artë , gjatë aktivitetëve të shkollave të M. Madhe. Gjithësesi shkurtazi po ndalemi tek lajmi i mirë që na jep Drejtori i Shkollës “Vasil Shanto “ Vrakë z, Kujtim Lamthi, për shpalljën Kampion për të dytin vit radhazi në shkallë Qarku të ekipit të futbollit të Vajzave të kësaj Shkolle. Dhe këtë rrezultat kaq pozitiv të vajzave , dhe Trajnierit të tyre , mësuesit të edukimit fizik Kledi Bajrakurti, do të perdornim vetëm një fjali për ti përgëzuar:Ju lumt, jeni nderi dhe krenaria jo vetëm e shkollës!!! Nderkaq duke u ndalur tek lajmi i Drejtorit, vlersojmë maksimalisht dhe faktin e lançimit të partnerve dhe falenderimin për mbeshtetjen e tyre. Të gjithë mëmndojmë së në mënyrën e tyre kanë dhënë impulse positive, ndaj dhe e meritojnë. Po Bashkia nese ka dhënë mbështetje morale të tipit ; Do të… Nuk e dijmë sa ka vlejtur dhe sa vlen për të asrdhmën e kësaj skuadre futbolli vajzash?! Ndërkohë që opinioni pret lajmin e mirë që e ka në dorë tashmë Bashkia M.Madhe për ta dhënë, që këtyre vajzave kampione për të dytin vit me radhë , t’u veshin fanellen e Velecikut. Kjo për vet faktin se Veleçiku e meriton të kthehet në klub shumë sportësh, për më teper kur berthamën e skuadres së futbollit të vajzave tanimë e kemi në Vrakë , e kemi kampione Qarku.