M.Madhe, shiu apo…. Kush ishte pëngesa e një nënëvleftësimi të tillë ndaj ditës së Flamurit ?!

0
254

Pikrisht  përballë këtij lapidari  të ngritur  në  përkujtim dhe  vlersim të kryengritjes së M.Madhe i cili qe korurzuar me ngritjen e flamurit tonë kombëtarë , i dyti pas ati të Skenderbeut, konkretisht  në Malin e Bratilës në Deçiq. Sot nga këtu  ku  dikush  me siguri nga pushtetarët    vëndor të rangut të dytë, apo dhe të tretë  kanë  vëndosur  këto   kurora, të cilat era  i ka hedhur  përtokë.Kemi të drejtë të themi dikush , sepse në faqen zyrtare  mungonte  axhenda  e veprimtarive kushtuar  kësaj date, ndaj  ishte e pa mundur  ti  gjenim  vendosësit e kurorave, në kohën kur ata kanë shfrytëzuar  pushimin e rreshjeve sa për ti vëndosur. Dhe gjithëçka nga ky përkujtim duket se ka marrë  fund me kaq  në M.Madhe, në Malësin e flamurit të Ded Gjon Lulit.Realisht pa asnjë  notë nënëvleftësimi  apo  thënë ndryshe përçmimi  ndaj  këtyre mosvlersuesve dhe respektuesve  të kësaj ngjarje, vlenë të kujtojmë  se ndër vite ka patur një  vëmëndje ndryshe    kjo ngjarje historike   ndër më të lavdishmët e Kombit tonë. Sivjet duket se mos prania  e kreut të Bashkisë , që rëalisht  rëndë  nuk u mësua se kush e ka  vëndosur  këtë kuror  në ëmër të tij, ka bërë që të kemi këtë anashkalim të  këtij momenti që duhej të ishte festiv. Ndërkohë që  vlenë të theksohet dhe fakti se  veçmas  mungesës së  titullarve, edhe mos prania e  dy deputetve  të M.Madhe Paulin Sterkaj , dhe Ramadan LIkaj, lë shumë për të dëshëruar. Kësisoj  bije fjala z,  Ramadan LIkaj   realisht teksa ka uruar këtë  ditë feste nga  kryeqyteti, edhe sikur të kishte  vëndosur  një kurorë   në Malësinë e tij   më mirë  do bënte.Ndërsa  duhet cituar fakti , se jo shumë large  qytetit të Koplikut ndodhet qyteti I Shkodrës. Aty   të gjithë autoritet vendore    të  djathtë dhe të  majt sot ishin bashkuar në nderim të  Flamurit.Ndaj   realisht   askush  nuk do pretëndonte që në M.Madhe të ketë  bandë  frymore, që të ketë nderim ushtarak , që të këtë pershendetje të autoriteteve, sic   ndodh në Shkoder, por  jo kështu si kësaj radhe, sepse Dita e Famurit  është krenari për të gjithë, por  për M.Madhe të  Flamurit të  Ded Gjin Lulit  , do të duhej të ishte  dyfish krenari!!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.