
Tonin Marinaj :I nderuar të mirëprisja artistin e mirënjohur ndërkombëtar nga Kina z.Lio Ruowang, i cili është fitues i konkursit, “Art në hapësira publike” me veprën “Wolves Coming” e planifikuar të vendoset në hyrje të Koplikut. Arti bashkon artistët por edhe popujt, duke thyer cdo barrierë dhe çdo kufi natyror.

Gjatë bisedës me artistin Ruowang dhe skulptorin e njohur në botë me origjinë nga Malësia e Madhe z.Alfred Mirashi si dhe stafin që i shoqëronte, evidentuam shumë karakteristika që na bashkojnë, si tradita, normat e sjelljes dhe vlera kulturore. Përmes veprës që do të vendoset në Koplik nga artisti Lio Ruowang, Malësia e Madhe do të njihet jo vetëm nga elita artistike e Kinës por edhe e popullit Kinez duke vazhduar me bashkëpunime të tjera në dobi të popujve tanë 
