M.Madhe prej katër vitësh Bajram Gjetja jeton në shtratin e lëngimit/Kujtohën për të Malësori Behar Kelaj, dhe Sarandjotja Irini Kakacaj

0
786

 

 

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

Është  Behar Kelaj nje djalë nga M,Madhe që jeton në  Gjermani , por mëndjen dhe zëmrën e ka në vëndlindje tek  bashkfshatarët e tij , veçanarisht tek ata që  vuajnë   në mjerimin e smundjeve dhe varferisë . Ndaj së Bashku me  bamirsen dhe parashikuesen nderkombëtare Irini Kakacaj. Kësaj radhe me emisionin “Jetë  Tjetër  “ ishim në shtratin e lëngimit prej katër vitesh  në Lohe të Bajram Gjeto Gjonaj.Prej afro  katër vitësh  në fshatin Lohe të njësisë Administrative Shkrel Bashkia  M.Madhe   jeton  duke lënguar  i shtrirë   në shtrat    një i moshuar. Askush  veçmas  njerzve të afërmë dhe  disa  banorve  të fshatit    deri më tani nuk  është kujtuar  njëri  për ta ndihmuar.Kësaj radhe  emisioni “Jete Tjeter”   në tv Kopliku dhe  revistën “Fjala” falë zëmërbardhësisë  së  djalit të këtij fshati  Behar Kelaj .i cili  i ka shtrirë dorën  një  bamirësje  Shqiptare  nga Vonoj i  Sarandës  me banim në Suedi  për të kontribuar për ti kthyer disi buzëqeshjen  këtij të smuri  ,dhe gruas së tij të moshuar e cila i sherbenBajramit  me tërë  fuqinë  e shpirtit të saj..Ndaj ja cfarë thot Irini Kakacaj pikrisht për  bindjen e saj  ndaj kërkeses së Behar Kelaj për të ndihmuar  këtë familje  këtu në Lohe , ashtu siç   kontribuoj pak ditë më parë  për një tjetër familje  në fshatin Grizhë M.Madhe.- Erdhi Behari  dhe më bëri present   situatën e vështirë ekonomike  të mjaft  fa miljeve   në vëndlindjen etij, dhe kur pamë  këtë realitet edhe nepermjet    emisionit “Jetë Tjeter, u bindem të kontribuojmë sado pak në kthimin e  buzëqeshjes së këtyre  familjeve.Dhe ja në të emisionit “Jetë Tjeter “në Tv Kopliku dhe revistën “Fjala” kemi ardhur këtu  rrëzë  këtyre  vargmalëve të bjeshkve  tona, pikrisht  këtu në Lohe  për tu ngjitur tek shtrepia e Bajram Gjeto Gjonaj.Ne duhet të ecim në këmbë   rreth gjysëm ore  mbasi   ketu nuk shkon as   foristrada, ndersa  pakot eushqimeve po i transportojmë  me kafshë transporti. Jemi futur  në  dhomen  ku banon i shtrirë prej afro katër vitesh  Bajram Gjetja  ehe biseduam  më  të. Ajo që  duhet të citojmë është  mikpritja e të varfërit, ka  një pasuri të ve}ante  shpirtërore. Ah  ta kishinkëtë pasuri shpirtërore p;ushtetarë dhe  biznesmënet  shoqëriadio ishte  ndryshe. Aji falenderon shoqërinë  që e ndihmojnë , por falenderimin me të madh të zëmrës e ka  përdjalin e këtij fshati Behar Kelaj i cili nga Gjermania është kujtuar për Bajramin, por edhe për Bamiresen me famë  nderkombëtarë  Irini Kakacaj  që   këto ditë po i gjindën pranë , jo vetë Bajramit, por disafamiljeve të varfëra në M.Madhe.Dhe teksa  jemi larguar nga  shtrati i lëngimit i këtij burri  shpirtmirë por që smundja e ka lodhë, ne serish apelojmë  që    krahas     Beharit dhe Irinit , këtyre dy njerzve me zëmër të madhe, lë të kujtohën edhe pushtetarët tanë  në Bashki apo ata të drejtorisë së Shërbimit social.Një  burrë i  moshuar qëndron  në shtratin e lengimit …! Falenderim ka edhe Liria   ajo   gruaaja e tij që   i qëndron përhërë pranë   bashkëshortit të tij, dfuke iu kujdesur  edhe si bashkëshorte , edhe si infermiere , edhe si “burrë “ shtepie  duke  siguruar jetesen , por edhe drutë  e zjarrit për dimërin e egër të këtyre maleve.Ndaj  teksa realizuam këto  intervista , dhe  shikonim   dyer të   prishura, dritare  pa xhama, tavane te  shembura, natyrisht kësaj shtëpie   mënduam se duhet ti themi  ishte dikur  një shtepi banimi  ku  jetonte dhe jeton Bajram Gjetja  , një burrë i fisëshëm i Lohës, një familje  athdhetare e patriotike,që  pushtetarët  vazhdimisht   vitë më parë janë krenuar    me dinjitetin dhe kontributin e Bajram Gjetos. Ndersa tani prej katër vitësh të gjithë e kanë harruar.Ndërkohë që është kujtuar per   mohallalinë e tij      nga atje nga Gjermnia   djali  i një fisniku  si  Zog Hali,  por dhe nipi  një   kryetrimi  si  Halil  Kelaj. E kuka   më bukur , më mirë s ekaq  , fisnikëria e mirësisë  së kësaj familje trashgohet  bukur dhe  plot dinjitet nga Behar Kelaj. Ndaj Lirija gruaja e Bajram Gjetos  ndihet  plot emocion teksa flet  në tëlefon  me Beharin  ku ky i fundit  i  prëmton se  do ti këtë  në qëndër të  vë mëndjsës së  bashku me humanistën  e madhe  Irini Kakacaj.Këtë tëlefon sapo ia kemi dorzuar sepse ia ka blerë    enkas     Behari që të komunikojnë  vazhdimisht  me    ta , për të mësuar   në  çdo kohë për  nevajt e keëtij çifti të moshuarish.Ja kësi djemsh lindin  në Malësinë e Madhe, djem që  nuk duan pushtet , nuk duan famë , por duan  njerzillek , dhe vetem bamirësi . Ndaj zoti  e ka njohur    edhe me  shpirtmadhën Shiptarë    bamirsen dhe parashkikuesen  ndër më të   dashurat nderkombetarisht Irini Kakacaj. Ndaj këta  të dy janë dora e ngrohtë e  malesorve , janë bashkpuntorët më të mirë të emisionit” Jetë Tjetër”, ndaj dhe ne i falëndërojmë dhe iu urojmë  vetëm mirësi  në jëtën dhe rruvgëtimin etyre  të  urdhëruar nga Zoti.!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.