Tashmë kurë ditët po ikun me vrap, duke ia lënë vëndin njëra tjetrës, e për rrjellojë kështu po i vjen dhe fundi fletës së fundit të kalendarit të vitit 2019. Pikërisht me datën 5 dhjetor, ku kjo mbrëmjë është dhe një natë e madhe feste per të gjithë, nata shenkollit dimër. Pikërisht sot këshilli i Bashkisë M.Madhe, pa patur shumë rëndësi tek dëshira e ndokujt për të marre peshën e të “fortit”, këshilltarët të gjithë u treguan në lartësinë e pergjegjshmerisë së tyre. Tre propozime të ardhura nga”kancelaritë” e kupolës së bashkisë, plus dy propopzime të tjera te identifikuara nga këshilltaret e bashkisë dhe shoqëria civile, bënë më të mirën e mundshme.
Kështu pesë personalitete nga më të spikaturat bijë të trevës M.Madhe janë vlersuar me titullin e lartë “Qytetar Nderi”. Ndaj propozuesit ose e thëne ndryshe lançuesit e propozimeve, të kreut të bashkisë Tonin Marinaj, të shoqatës “Sali Mani” e te krijuesve Malësor, fillimisht nënkryetari i Bashkise Sytki Ndrecaj, e më pas këshilltari Pjerin Spathari dhe intelektuali Isuf Hebaj, kanë prezantuar para këshilltarve ëmrat e këtyre personaliteteve.
Kësisoj tanime do të kemi në këtë natë të bekuar, Luc Agraja Profesor Doktor i Shkencave ekonomike në universitetin Bujqësor Tiranë, titull ky pas vdekjes, po kështu pas vdekjes janë nderuar më këtë titull dy artistet bijë të M.Madhe, Sali Mani dhe Shaban Bercaj, kontributi i tyre ne artin Malësor është i përmasave kombëtare. Ndërkaq një vlersim të merituar këshilltaret bashkiak dhanë edhe për politikanin e njohur Lek Çukaj pas vdekjes dhe në fund dhe jo i fundit kampioni i mundjes shqiptare malësori Eljaz Ahmetaj. Ështe realizuar kështu një vlersim mëse i merituar për këto personalitete të trevës M.Madhe.