M.MADHE, NDËR 6-të BASHKITË MË VËSHTËRSI FINANCIARE

0
242

Revista Monitor

Bashkitë në situatë të vështirë financiare, nuk shfrytëzojnë potencialet; Rama: I marrim nën administrim kur shkojnë në kolaps 

Bashkitë i kanë të gjitha potencialet për të zhvilluar aktivitet ekonomik,   financiar dhe fitimprurës dhe mosshfrytëzimi i tyre është i pajustifikueshëm, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë takimit me kryebashkiakët në kuadër të përgatitjes dhe mirëmenaxhimit të sezonit veror.Rama shtoi se do nisë një fazë shtrëngimi, ku nuk do të ketë më tolerancë për bashkitë që thellojnë më tej borxhin. Ai paralajmëroi se bashkitë që nuk kanë disiplinë financiare do të merren nën administrim.“Ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë. Kjo është e domosdoshme sepse nuk mundet dot që akumulimi historik i borxheve të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara. Rritja e performancës së bashkive është një prioritet për ne, të gjithë së bashku. Bashkitë të mendojnë për të shtuar burimet e tyre financiare me të ardhura që burojnë nga tregu. Bashkitë i kanë të gjithë mundësitë që të ndërtojnë dhe të fitojnë para për buxhetin e tyre. Ne besojmë që potenciali për të bërë aktivitet ekonomik, financiar, fitmiprurës nga ana e bashkive është i gjithi aty dhe mosshfrytëzimi më tutje i këtij potenciali është i pajustifikueshëm. Duhet të hapim patjetër këtë kapitull. Bashkitë duhet të organizojnë aktivitetin e tyre ekonomik, financiar, fitimprurës. Është plotësisht e mundshme, do vetëm vizion dhe vullnet”.“Ne do të marrim masa në rast të mospërmbushjes së detyrimeve financiare në raport me disiplinën financiare, siç bën gjithë bota, duke marrë bashkinë nën administrim kur shkon në kolaps, kur situate financiare bëhet një gropë që nuk mbushet dot më duke bërë sikur nuk e sheh. Dhe nga ana tjetër siç bëmë me pastrimin do të bëjmë edhe me disiplinën buxhetore. Nuk do të kalojnë buxhetet në këshillin bashkiak dhe nuk do të miratohen pa qenë në parametrat financiare dhe garantojnë stabilitetin e bashkive”.Në situatë me vështirësi financiare serioze paraqiten Bashkia e Vorës dhe ajo e Kavajës.Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se bashkitë me probleme financiare deri më datë 15 korrik kanë kohë për të dorëzuar në ministri një plan të detajuar për përmirësimin e financave.“Në raport i ndajmë bashkitë në 5 kategori, pa probleme financiare, me probleme financiare, në vështirësi financiare, probleme serioze dhe bashkitë me paaftësi paguese. Asnjë bashki nuk ndodhet në stadin e fundit. Ky raport lind dhe nxjerr detyrime qoftë për bashkitë dhe ministrinë  e ekonomisë. Secili prej jush duhet që brenda datës 15 korrik një plan të detajuar për masat që do marrë bashkia në kuadër të dalës së vështirësisë financiare. Për seriozet ky plan do miratohet nga ministria dhe do miratohet nga këshilli bashkiak dhe do kushtëzohet në buxhet.Këlcyrë, Vlorë, Poliçan, Korçë, Tepelenë Kurbin, me 10% performancën e tyre financiare, duke dalë në situatë pa probleme financiare. Vlora dhe Poliçan, mbeten ne zonën me probleme financiare ndonëse kanë përmirësim. Durrës, Pogradec, Himarë kanë pasur përmirësim me 5-10%. Tre bashki kanë përkeqësuar situatën financiare, Bashkia Cërrik në 2020 ka pasur % e detyrimeve të prapambetura 17.52% në 2021 e ka mbi 40%. Belsh 30% në 61%. Malësi e Madhe në 2020 pa probleme ka kaluar në 51.83% te detyrimeve të prapambetura.Ka bashki ekselente në menaxhimin e financave publike Gjirokastër, Patos, Këlcyrë, Shkodër dhe Korçë që kanë nën 1% të detyrimeve të prapambetura. Elbasan dhe Tiranë, ndonëse janë shumë të mëdha  e kanë stokun e detyrimeve të prapambetura nën 5%”

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.