Në komisariatin e policisë M.Madhe është organizuar një takim festiv , në kuadër të 110 vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit . Ishin të pranishëm drejtues të komisariatit të policis , autoritet vendore të Bashkisë M.madhe . Të gjithë kanë përcjellë mesazhin e qarte se policia e shtetit mbetet arma më e dashur e qytetarve Shqiptar . Me ngritjen e flamurit Kombëtare në mjediset jashtme të Komisariatit të Policisë së M.Madhe ka filluar ceremonia festive në kuadër të ditës së Policisë së Shtetit. Duke sjellë në kujtesë këto 110 vite lufte dhe përpjekje te policisë për të krijuar një klim stabiliteti shoqërore në vendin , jane risjellë në kujtesë edhe dëshmorët e atdheut punojs e oficer policie të rënë në krye të detyrës . Nderkaq në fjalën e tij shefi i komisariatit të policisë M.Madhe Kujtim Gjoka ndër të tjera ka lexuar edhe mesazhin drejtuar gjithë punojsve të Policisë së shtetit , nga Drejtori i Përgjithëshëm.I pranishëm në këtë ceremoni festive nën/kryetari i Bashkisë Sytki Ndrecaj ka sjellë përshëndetjet e kreut të Bashkisë Tonin Marinaj dhe të instucionit që ai drejton . Në fund janë trokitur gotat duke uruar njëri tjetrin për më shumë profesionalizëm , përkushtim e devotshmëri në përballimin e të gjitha detyrave që dalin para policis së shtetit.