Bashkia Malësi e Madhe ka vlerësuar me, “Certifikatë Mirënjohjeje” ish drejtoreshën dhe arsimtaren e dalluar për shumë vite në shkollën “Vasil Shanto”, Vrakë, me motivacionin: “Për punën dhe përkushtimin e saj si arsimtare dhe drejtuese e dalluar në mësimdhënie dhe në edukimin e brezave të tërë ndër vite, duke lartësuar kurdoherë jo vetëm trevën tonë Malësi e Madhe por edhe mbarë Qarkun Shkodër”.

Zv/Kryetari Sytki Ndrecaj bëri dorëzimin e Certifikatës. – Ishte ky njoftimi zyrtar i bashkisë M.Madhe.Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë, veçanarisht nga e nderuara ish drejtore , nuk kemi asgje me punën e pa lodhur të profesionit të mesuesit , dhe të detyrës së drejtorit, për më teper kur e kryen me devocion.Në fakt ajo që duket disi e bajatizuar është fakti se Bashkia dhe drejtuesit e saj mbase i kanë kryer me sukses premtimet e para 8 viteve , dhe tashmnë sikur po e “tejkalojnë objektivin” e vlersimeve.