Sheqere Sina /Lushnjè
Ditën e diel,në Lushnjë, retë shtëllunga-shtëllunga mbështollën diellin dhe qielli pikoi lotë gëzimi, lotë të artë …! Ishte festivali i zërave të rinj, “Mikrofoni i artë’’, që ngjalli shpresë dhe hare .
Lushnja është e brishtë dhe e bukur; ka lindur dhe rritur në djepin e vatrës myzeqare zërin e bukur dhe të paarritshëm të bijës së vet, Vaçe Zela-sot “Nderi i Kombit “
Zërat e mrekullueshëm të fëmijëve nga i gjithë globi i bashkoi flamuri shqiptar që valëvitej mrekullisht në skenën e kinoteatrit ‘’Vaçe Zela’’.
Ishte zemra e ngrohtë fëmijërore në skenë, organizuar nga Shoqata e personave vulnerabël, me kryetar z. Adriatik Gega;në bashkëpunim me bashkinë e Lushnjës, e cila zgjoi ëndrrat e të rinjve që mbushën sallën e madhe me duartrokitje të nxehta që të shtojnë jetën dhe të bëjnë të krenohesh me brezat, me njerëzit që e duan dhe e dashurojnë jetën…
Kjo mbështetje ringjallli zëra të padëgjuar më parë në skenë dhe të mbushte me shpresë të re për jetën, për të bukurën që buron nga shpirti. Paqe …paqe , në shpirt…ngrohtësi njerëzore dhe shpresë të bukur që buronte nga zërat e artistëve të vegjël. Më e madhërishme forca e jetës, më e çiltër buzëqeshja.
Shpirti ndjehet i çliruar dhe emocionet burojnë nga sytë lotë gëzimi dhe shprese, për një jetë më të mirë.
Ishin këta fëmiëj me shpirt të pastër si kristali ,ishin zërat e padëgjuar meliodiozë , ishin zemrat e kulluara që Zoti i bashkoi , që më bën të mos e harroj kurrë …..!
Aty ishte edhe Ajo, artistja e madhe, mbretëresha e artit shqiptar, Margatia Xhepa.Unë e quaj Dielli lushnjar!
Në Familjen e Madhe Myzeqare pati edhe shkrimtarë, nga veriu ne jug nga Vermoshi e Konispoli;Kosova e Maqedonia …Ishin në Lushnjën e Kongresit, në Lushnjën historike
dhe me tradita, të mbledhur bashkë në sofrën myzeqare , që ndezi atmosferën me zërat e ëmbël të fëmijve dhe shpalosi emocione të fuqishme.
Ishte festivali i fëmijëve që ndezi atmosferën festive
me ëmbëlsinë magjike që dhuronte buzëqeshje dhe të mbushte plot me jetë, ishte ky festival i fëmijve që na bashkoi.
Ishte Lushnja e Kongresit, Lushnja e artistëve që na u buzëqeshte me shumë dashuri, ishin personalitete të artit e të kulturës ,organizimi korrekt dhe i dashur me miqtë, ardhur nga të gjitha trojet përtej kufirit, më 22 Tetor në qytetin tonë plot begati, diell dhe shpresë.
Edicioni dytë i zërave të rinj, kushtuar artistes së madhe Vaçe Zela, “NDERI i KOMBIT”, ky event i shkëlqyer i zgjoi ëndrrat e te rinjve që të shpërthejnë retë dhe zëri të shkojë përtej kufijve …
Në këtë festival konkuruan fëmij të ardhur nga të gjitha trojet Shqiptare, me këngë nga repertori i së madhes Vaçe Zela. Vlerësimi u bë nga një juri prestigjioze, të kryesuar nga “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, maestro Zhani Ciko, Justina Aliaj, Shkodran Tolaj dhe Monica Micheli Ponozzo.
Në veshin dhe zemrat tona ishin të gjithë të shkëlqyer, pa dallim, na dhuruan ëmbëlsinë e magjishme të artit !
Çmimet janë një nxitje për t’u ngjitur në skena më të larta,
kjo shprese të jep jetë e gjallëri, të nxit për të ecur më tej.
Ndër shumë përshëndetje dhe supriza të tjera, në këtë event, për nder të publikut intepretoi aktori dhe regjisori me famë botërore, i madhi Xhevat Limani , këngëtarja Justina Aliaj; gjatë drekës, këngëtari mirënjohur Shkodran Tolaj, Fatime Kalimashi, Hysni Hoxha, Besiana Qani Mehmedi etj.
Ishin zërat e fëmijëve që mblodhën miqtë artistë nga të gjitha trojet dhe si gjithmonë ,myzeqari bujar na mblodhi në një sofër të madhe, ku ushqimet i shijuam të shoqëruara me këngë e me miq ,
Zoti Adriatik Gega për respekt, nder dhe mirënjohje, të gjithëve miqve iu dhuroi çertifikata mirënjohjeje.
Kjo tradite fisnike do mbetet si dita e shënuar dhe pjesë e historisë së Festivalit “Mikrofoni i Artë”.
Mirënjohje për të gjithë !!!
Është Lushnja e artistëve me vlera ndërkombëtare; Vaçe Zelës dhe Margarita Xhepës .
Është Lushnja që shpalli kryeqytet Tiranën, kryeqytetin e vendit të shqiponjave .
Respekt
Sheqere Sina /Lushnjè
Albania !!