Literatura për bibliotekat e shkollave/ Zgjidhen anëtarët e dy bordeve të rekomandimit

0
147

Në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë është organizuar takimi i parë me anëtarët e sapo zgjedhur të bordeve të rekomandimit të literaturës për bibliotekat në institucionet e arsimit parauniversitar publik.Ministrja Evis Kushi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka informuar në lidhje me funksionin dhe rëndësinë e dy bordeve, përkatësisht bordit për literaturën artistike e shoqërore, si dhe bordit për literaturën  shkencore dhe didaktike.“Këto borde do të shqyrtojnë, vlerësojnë dhe përzgjedhin listën e titujve të librave shkencorë, metodikë, didaktikë dhe artistikë që i shërbejnë shkollave tona dhe veprimtarive jashtëshkollore për nxënësit,”- shkruan ministrja Kushi.Duke theksuar rëndësinë e librit tradicional, Ministrja Kushi shton se këto kohë leximi dhe libri tradicional janë në sfidë përballë zhvillimit të teknologjisë, tendencave dhe stilit të ri të jetesës.“Prandaj është përgjegjësi e jona që ta kemi në vëmendje të veçantë pasurimin e bibliotekave me tituj dhe autorë të rinj në mënyrë që nxënësit të jenë miq të ngushtë të librit dhe vizitorë të rregullt të bibliotekave të shkollave” shkruan Ministrja./

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.