LIBRI : ” N’KAPËRCYELL …”, MES DY KOHËVE DHE KU JETA ÊSHTË NË FIJE TË PERIT PËR HERONJTË E NËNTOKËS : MINATORËT.

0
Jak Rrozhani  No photo description available.
Doli në qarkullim libri : ” N’ Kapërcyell … ” , me autor Pjetër Nikollë Pepkolaj, një rrëfim mes dy kohëve , ku ndërrohen sistemet dhe ku jeta njerëzore ndodhet në fije të perit ,është një simbiozë e bukur, por e trishtë për fatet njerëzore dhe lufta për të jetuar ,për të siguruar të mirat materiale për vete dhe familjen, siç është puna në miniera për minatorët . Edhe pse në kushte jo të favorshme të punës në thellësi të nëntokës ,në galeritë e minierave ,duke nxjerrë nga aty pasuri të mëdha mineralesh e ku minatorët përballen me lodhjen dhe vështirësitë ,por edhe të pasigurisë për jetën. Ashtu siç na e përshkruan me vërtetësi dhe mjeshtëri artistike, protagonisti i këtij realiteti njerëzor ,autori i librit : “N’ Kapërcyell … ” , Pjetër Nikollë Pepkolaj , – Novelë , përgatitur mjeshtërisht dhe profesionalisht për botim nga gazetari dhe publicisti, Martin Dedaj , ku autori , e ka përjetuar vetë këtë realitet dhe këto ngjarje nga miniera si specialist, si përjetime dhe ngjarje të jetuara ,me subjekt dhe personazhe konkretë, që përbëjnë narrativën e kësaj novele të arrirë, ku lexuesi do të bëhet pjesë e saj , me përshkrimin e thjeshtë dhe real nga ky autor .N’ Kapërcyell … , i shkon përshtat temës së trajtuar nga autori Pjetër Pepkolaj, si protagonist dhe vëzhgues i drejtpërdrejtë i këtij realiteti ,duke e njohur nga afër këtë sektor jetik dhe minatorët- heronj . – Autori i kësaj novele, përmes temës së trajtuar me vërtetësi dhe profesionalizëm , ka sjellë për lexuesit jetën e minatorëve , kushtet e punës dhe vështirësitë e punës në galeritë e nëntokës, ngjarje të jetuara dhe përjetime nga ky autor, si protagonist e si teknik minierash ,me ballafaqimin mes dy kohëve, ndryshimeve të ndodhura dhe raportit : vështirësi ,jetesë ,kushte pune, siguria në punë dhe ekzistenca jetësore, vlerëson redaktori i këtij libri të arrirë ,shkrimtari e studjuesi , Martin Dedaj, ku pata fatin të bashkëpunoj me këtë poet dhe prozator të njohur dhe me kontributin e një të reje me të ardhme në fushën e letrave , Armanda Veseli, korrektore letrare e këtij libri , fituese e Çmimit të Parë Ese nê Konkursin Rajonal nga Këshilli i Qarkut Lezhë. E ku autori i nderuar ,Pjetër Pepkolaj, jep mesazh për lexuesin : Nëse ke besuar qoftë edhe një herë tek vetja, besoi këto të vërteta të luftës mes jetës dhe vdekjes se atyre burrave , që sa ishin gjallë , qenë e vetmja ndarje e këtyre dy fjalëve …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.