Libri “KURORË NË QIELL” i Autoirit Hasan Selimi në mendimin kritik të poetës dhe studiueses Prënda Sejdia

0
 Tek lundron në oqeanin e pafundëm të letersisë s’ka së si të mos gjesh perlat vezulluese ngarkuar me nektarin e Alpeve për Kullat e lashta kreshnike të bjeshkëve tona plot madhështi, atje ku jetojnë më orë dhe Zana e jetojnë nën jehonën shumë shekullore. Aty ku trimat patën vatanet, Heronjtë vendluftimet, Të urit kuvendimet, Intelektualët profesionet, Mendçarët lanë fjalën, etj. Kullat lëshuan kushtrimet e zemra e Gurit thotë fjalën e saj. Autori në këtë vëllim poetik na sjell majat e fjalëve dhe e bën aq të larmishme, jo veçse fjala si përditshmëri por edhe si metaforë dhe fuqizohet në gjithë dimensionet; • Otranton do e mbyll më Gurin e lotit Aty të mos ketë kurrë tragjedi Aty djeg mallin shtrigat e Jonit S’do udhëtoj si dalendyshe a lejlek shtegëtarë Ngrihem, e njëherë e mirë do jem aty Filozofi dhe forcë e fjalës i jep estetikën dhe kuptimin e të magjeps me shkëndijimet që gjen ndër hapësira të artbërjes, pasi ndjen zërin, klithmën, ndjenjën dhe rënkon për tragjeditë e ndodhura, ndaj kërkon ta djegë mallin e shpresat e vrara. Plot madhështi përcjell mesazhet e së tashmes pasi ju vë fre shtegëtimeve dhe premton të ngrihet e njëherë e mirë të jetë aty.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë Poezi rrënqethëse. Por reflektimi jep dritë dhe shpresë për të mos thyer gjeografitë pasi do ti gdhendë në rrugëtinat e globit duke qarë e qeshë me hënën e yjet. Poeti dërgon fjalë aty ku gjen qetësi shpirti. Hareja ime këtu thotë autori Mallë Lot, vajë e pak gaz. • Desk këtu e Desk matanë Lumi i vjetër mos të marrin ma kufoma Tash Tahiri thërret “më ka lind nana” Dekën as mos ma shani, as mos ma lavdëroni Më gjeni dikund në kthim të rrugës Pa libra, fletore e laps Në cakullin e pelhurës e kam lënë Nana dikund i vari, neser djalit t’ia dhuroj Ditelindja ime Urimi i nanës libri Urimi i babës fjala Besa Atdheu Flamuri Unë përulem. Një poezi përkushtimore për njeriun gjeni të shqiptarisë, idealist e atdhetarë me nam, letrarë, shkrimtarë e poet ish Kryetarë i Lidhjes së Shkrimtarëve, që punoi deri në Amerikë për një Kosovë të lirë e të pavarur e një Komb të bashkuar. Vlerësimin për njeriun e madh Tahir Desku e sjell bukur në vargje. Ofshamën e poezisë e ndjejmë përmes metaforave plot dhimbje ndaj kthehet në motiv për plejadën e shkëlqyer kushtuar Deskut këtanë e matanë, i cili qe motiv në jetë dhe vepër i cili që aq afër shpirtërave njerëzorë që i desh por dhe i shërbeu lirisë së Kombit. Shpirti human i poetit Hasan Selimi përcjell solidaritetin patriotik të njerëzimit që e shoqërojnë që në zanafillë intelektualin dhe veprimtaritë po ashtu tek i shërben ndërgjegjes së vetdijësimit, luftës, lirisë dhe paqes.Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Ky vëllim poetik do ju shërbejë brezave të lexuesve si testament estetik që të ndjekin kohën megjithë asetet e saj, ndaj themi lum kush ndjen dhimbjen e të tjerëve. Seç të frymëzon ndërgjegja, ndërkohë shtrirja të shtyn të frymosh njerëzi e atdhetarizëm. Kur shpirti të qan për lirinë e prangosur apo dhe fjalën po ashtu. Vargjet kërkojnë rizgjimin nga motet e hidhëta të shëmtisë epokave. Gjithë imazhet a nuk janë frymëzim për thellim studimi, pasi vetëdija e krijuesit nuk ndahet dot nga e kaluara, përkundrazi kundron dekadat e shekujt në këndvështrimin poetik dhe gjithë dimensionet universale plot domethënie e kuptim të qartë, ndaj eksplorimi nëpërmjet përjetimit vargut përbën të magjishmen dhe e hasim në çdo varg, strofë apo poezi. Poeti shpreh gjithë ndjenjën e shpirtit mbi mallin, dashurinë për Atdhe e Komb, largësitë, enigmat, vetminë a shpresën, etjen për dritën, hënën e yjet frymëzimin për Kullat shumë shekullore, etj. • Oj kullë e hershme më namë për urti Tash fole grerëzash, skifteri thërret krra- krra Prej kohësh burrnin se dëgjon ku rrin Dallendyshet s’ngrenë aty fole Gjarpri i shtëpisë është shkretue Plakë e krejt vetmue, fshihet nën gurët e oxhakut Pret dikush mos e kall i gacë për mik rruge A më u shkri prej ngricave të viteve të mëparshme S’shikon diell, orë e lanë, për shtëpi Mbuloja kalbur ngjitë me qiell Ç’ka bie jashtë më brendinë e ndan Kullë e harruar në krah të bjeshkës Ban hije lisit oborrit tash s’flen robi Muret qajnë, qyqja vajton kohën Meshkujt e burrat atje s’kthejnë Blerimi rritet e bjen përsëri Dalendyshja ikën, harron të kthejë S’dëgjohet gjeli, as kali s’hingëllin Varr kulla e bjeshkës, streha e urtisë Era s’freskon,Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Dielli s’nxe Vargje që vajtojnë largësitë, vetminë që vret, e shpirtin e bën copë- copë. Eh, qyqja vajton gurin e drurin së shemtia ra ka mbi kulla e tretur është ahija. Krejt ahijes hije e rëndë duket së i ka ra. Vajtimi ka fjalë të rënda aq sa gurin e çanë dhe drurin e thanë, dhe, zemrat e njerëzisë tek is ndjejnë shkrumbin. Vargje tronditëse që trazojnë tallazet e shpirtit e tek të futin thellë në mendime e zvenitesh ndër kujtime pasi gjithçka që patëm e më së ke të shqetëson dhe zor të inkurajon, pasi ikjet lënë pas gjithnjë trishtimin.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Ama vlera gjithmonë e mundë anti- vlerën, dhe shpresojmë gjithmonë së historitë përsëriten. Kështu ndodhë kur poeti shpalos ndjenjat mbi ngjarjet e ndodhitë e kjo vjen si karakteristikë dalluese e shpirtit mishëruar mbi traditën, ndaj lufton përballë botës që e rrethon, pasi klithma e shpirtit është vërtetë dhimbje e xhanit. Pena e poetit kontribon për shoqërinë. Është gjithë përfshirës ky oaz përkushtimi i ligjërimit poetik. Plot autoritet autori përfaqëson dinjitetshëm zonën nga vjen.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme Ndaj i uroj poetit Hasan Selimi shumë suksese në krijimtari dhe çdo aspekt jetësorë si birë i zonës fisnike të Tropojës kreshnike. Vëllimi vjen si forcë dhe shpresë. Plot dritë dhe reflektim e sa më këndshem për lexuesin. Udhë të mbarë librit. Urime. Prenda Sejdia Lezhë 4 Tetor 2022

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.