AT ZEF PLLUMI, SHKRIMTARI I TË VËRTERAVE NJERËZORE .

0
141
JAK   RROZHANI  Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Shumëkush, për mos me thanë “gjithkush”, mendon se i jep një diçka të re botës , njerëzimit. Kurrgja e re nën këtë diell. Ndërsa ujët rrjedh, bota po aty. Kur po lexoj  Biblën, o kur po kundroj piramidat atje në shkreti, pyes : si asht e mundun , që njeriu i shek. XX, në kulm të qytetnimit material, të jetë po aq barbar , si ai i 40 shekujve përpara ?
 Dashuri , vetëm dashuri për njerëzit , çast lumnie në Tokë .At Zef Pllumi, mungesën fizike , e ka shndërruar në lëndë shpirtërore , një kujtim emocionues , pasi dëshmi kemi veprën e tij monumentale, e cila e ka përjetësuar këtë marrëdhënie uliksiane në shumë rreshta . At Zef Pllumi , njeriu,që me jetën dhe veprën e tij , u bë emblemë e lavdisë së Kishës Katolike Shqiptare, e në veçanti , e françeskanizmit shqiptar, i binomit të tij “Fe e Atdhe “ . Me rënien e diktaturës At Zef Pllumi, iu vu punës me energji rinore, për të lidhur fijen e këputur me traditën kombëtare por edhe me Europën , prej së cilës ishim shkëputur . Kultura evropiane dhe vetë Evropa , kryefjala e ligjërimit të tij publik për të ardhmen e Shqipërisë , ku në to shikonte shpëtimin
e popullit shqiptar. Botimet dhe iniciativat , që ai ndërmori, ishin të shumta , e për veprën e tij origjinale madhore “Rrno vetëm për me tregue”, me shpalosjen e privacioneve e të vuajtjeve të tij , At Zef Pllumi u nderua me Urdhërin “Nderi i Kombit “ nga Presidenti i Republikës , më  2006 e po më 2006, merr Çmimin “Penda e Artë”, në letërsi, porAt Zef Pllumi "ANDRRA IME" - realizoi Adrian Hoti - YouTube vlerësimin dhe mirënjohjen për jetën dhe veprën e tij, ia ka dhanë populli, e në veçanti vendilndja e tij, me besimin e shpresën për të ardhmen , françeskani i devotshëm e shkrimtari original , që spovoi vuajtjet e rënda të kohës e që triumfoi mbi të keqen . E kjo ndjesi forcohet , duke e  marrë si model  e pikë referimi, qëndrese e sakrifice , të mirësisë , besimit , intelektit , guximit , triumfit e atdhetarisë , si idelogu i lirisë kundër tiranisë , i fjalës së lirë dhe i qëndresës , në memorien e këtij kombi heroik, trim, bujar e liridashës , si bartës i vlerave më të mira të shqiptarit, si dishepull , si përçes i amanetit “rrno vetëm për me tregue”, i traditave dhe i vlerave më të mira , u përjetësua me veprën e tij të pasur . Ai rrëfeu saktë , çfarë është qëndresa dhe kush e bëri atë , padrejtësitë e kohës , vuajtjet e privacionet, fisnikërinë dhe madhështin e saj , me protagonist vetë atë : fratin e devotshëm dhe shkrimtarin e madh , At Zef Pllumin, pikë referimi për brezat.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.