Lajm i fundit/Papa Françesku shtrohet në spital, shfaq probleme shëndetësore

0
233
ROMË - Papa Françesku: Dorëheqja nuk është në axhendën time - ATSH -
Papa Françesku është shtruar në spitalin Gemelli të Romës, ku do i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale. Zyra e shtypit e Vatikanit, ka bërë me dije se Papa do të kryejë një operacion abdominal dhe do të qëndrojë në spital për disa ditë.
Papa Françesku u detyrua të anulonte disa angazhime pune në fund të majit, kjo pasi shëndeti i tij po i shfaqte disa shqetësime. Papa u shtrua në spital në muajin mars për bronkit, por fatmirësisht reagoi në mënyrë pozitive ndaj antibiotikëve.
E teksa po largohej nga spitali, Papa bëri shaka para mediave duke thënë se “jam ende gjallë”.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.