Labinot Ramadani pasioni për muzikën dhe aktrimin

0

Nga E.B., Nju Jork

Labinot Ramadani njihet në skenën artistike me emrin “Lab” lindur në vitin 1984 në Rahovicë, Ferizaj të Kosovës. Është këngëtar, aktor dhe shkruan tekse këngësh. Shkollën e mesme ekonomike e ka kryer në Ferizaj në 2004. Që nga viti 2006 jeton në Gjenevë, Zvicër bashkë me familjen.Në fëmijëri ka patur pasion karatenë, futbollin dhe këndimin. Është marë me aktrim në vitet 2000 deri 2006 nëpërmjet teatrit modern “Po Po” në Ferizaj. Nëpërmjet trupës së teatrit ka luajtur shfaqe në Gjermani, Amsterdam, Roterdam, etj dhe ka fituar disa vende të para. Përkatësisht dy shfaqet “Futja pa lidhje del me lidhje” (2005) dhe “Ku janë” (2001) me regji të Resul Jusufit kanë marrë vendin e parë në Kosovë.Labinot Ramadani ka luajtur në disa filma me metrazh të shkurtër në Francë dhe Zvicër si “Confiance” (2009) dhe “Les Histoire” (2011). Njihet për rolet në shfaqet e suksesshme teatrale: “Ku Janë” (2001), “Hijet dhe dritat” (2002), “Alajdini” (2003), “Kur s’ka a ka” (2004), “Futja palidhje del me lidhje” (2005), etj.Si pjesë e trupës Teatri Modern “Po Po” Ferizaj, Labinot Ramadani mori mirënjohje nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport për pjesëmarrjen në Festivalin e Teatrove të Kosovës 2003 për dramën “Kur s’ka a ka” me autor dhe regji të Resul Jusufi. Me rastin e “Javës së kulturës” teatri modern “Po Po” mori vendin e parë për manifestimin tradicional mbajtur më 24-30 mars, 2001. Gjithashtu trupa teatrale mori një mirënjohje nga Kuvendi i komunës Fushë-Kosovë për pjesëmarrjen në manifestimin “Jeta Teatrore Fushë-Kosova 2002”, nderim për trupën e teatrit modern “Po Po” Ferizaj.Muzikën e ka patur pasion që në fëmijëri, dhe 7 vitet e fundit është marrë me shkrimin e teksteve të këngëve. Në vitin 2019 muzikën e mori seriozisht dhe ka lançuar tre këngë: “Anila” (2019), “Zemra” (2020) dhe “Katile” (2021).Përveç muzikës dhe aktrimit, Labinot Ramadani edhe pikturon. Ka mbi 60 piktura abstrakte dhe ka mbajtur dy ekspozita në Gjenevë.Intervistë me artistin Labinot Ramadani “Lab”Urime për videoklin e ri “Katile”? Si u mirëprit kënga dhe videoklipi?Labinot Ramadani: Faleminderit shumë. Mendoj që kënga dhe videoklipi janë pritur mirë dhe e falenderoj shumë publikun për mbështjen e tyre të vazhdueshme. Ju jam mirënjohës me aq ngrohtësi që më kanë pranuar. Video klipi u lançua me datën 20 mars 2021 dhe është vërshuar nga klikimet. Jam gëzuar shumë që kënga është pritur shumë mirë.Me kë keni bashkëpunuar pë realizimin e videoklipit?  Labinot Ramadani: Për realizimin e videoklipit kam bashkëpunuar me kompaninë XL Films, me një ekip të shkëlqyer, që i falenderoj për punën profesionale. Realizimi i videoklipit është bërë një pjesë në natyrë në vendlindjen time në Rahovicë, dhe një pjesë në ambjet të mbyllur në Prishtinë.Idenë e inspirimit të këngës dhe tekstin mund ta di më së miri i nderuari ALBOS, sepse i ka bërë të gjitha. Mua më është propozuar ideja për projektin dhe e kam pranuar.Na tregoni pak për fillimet e tua në muzikë? Kur filluat ta merrni muzikën më seriozisht si profesion? Labinot Ramadani: Vazhdimisht kam shkruar tekste këngësh, ndërsa në lidhje me muzikën kam kënduar më herët, që në moshën 10 vjeçare. Kam kënguar në aktivitete shkollore gjatë shkollës së mesme.Muzikën e kam marrë seriozisht në vitin 2019, kur kam patur një takim të rastit me të madhin mbretin e muzikës Blerim Muharremi, që njihet në skenë Blero.Më seriozisht muzikën si profesion e mora pas projektit tim të parë të këngës “Anila”. Pashë që u prit mirë nga publiku dhe me një motivim nga Blero, fillova të angazhohem me seriozitet.Të cilit zhanër e karakterizoni muzikën tuaj?Labinot Ramadani: Mendoj baladë moderne urbane.Mund të na tregoni pak më tepër për këngën tuaj të parë “Anila” dhe inspirimi për të?Labinot Ramadani: Emigrova si i ri nga vendlindja. Dhe kur kuptova se po bëhem baba, ishte një ndjenjë tepër e veçantë, që besoj që mund ta kuptoj çdokush që është prind, diçka që nuk përshkruhet. U gëzova shumë kur u bëra baba dhe i këndoja herë pas here vajzës time, Anilës. Kështu mendova që t’ia bëj një këngë dedikuese asaj. Ndjeja nevojën që t’a gravoj diku këtë emocion dhe dashuri që ndjeva, sepse dhe shkruaj nga pak dhe tekstin e plotësoja çdo herë nga dashuria që ndjeja dhe që me jipte Anila.Cilat janë disa nga projektet e tjera të tua muzikore që keni?Labinot Ramadani: Kam disa projekte të bukura dhe kur të jetë koha e përshtatshme do t’i ndaj me publikun.Keni patur sukses si aktor në teatër dhe film. Si kanë qenë përvojat në teatër dhe në ekran për ju? Labinot Ramadani: I dua të dyja si teatrin edhe filmin dhe kam patur një eksperiencë shumë të mirë. Kur je në teatër është një emocion i veçantë që e ndjen për momentin dhe nuk e kthen dot mbrapa. Ndërsa në film është një adrenaline. Të dyja më japin një emocion dhe kënaqësi që rrallë. E dua aktrimin dhe e shoh veten në botën e filmit.Cilat performanca do veçonit nga shfaqet teatrale që ishin më mbresëlënse për ju dhe pse?Labinot Ramadani: Po, mund të them që shfaqja “Ku janë” me regji të Resul Jusufit, shfaqe kushtuar të zhdukurve viktimave, dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për liri që ne gëzojmë sot, temë aktuale edhe sot. Si dhe shfaqja “Kur ska, a ka” që ka të bëjë me izolimin si shoqëri. Dhe kjo është temë aktuale sot sepse jemi i vetmi popull i izoluar pa të drejtë në Ballkan.Kush ka qenë mentori juaj që ju ka mbështetur dhe udhëzuar në artin e aktrimit? Labinot Ramadani: Kam bashkëpunuar me regjisorin Resul Jusufi, me të ndjerin Faruk Begoli, Milihate Çena, Fatmir Hyseni, etj. Me z. Resul Jusufi kam konsiderate të madhe, e çmoj dhe admiroj si njeri dhe artist. Resuli ka qenë rruga ime që m’i ka hapur të gjitha dyert si artist. Dhe ka qenë inspirimi për mua dhe e falenderoj për këtë.Mund të na tregoni më tepër për fillimet në aktrim dhe fillimet me Teatrin Modern “Po Po” në Ferizaj?  Labinot Ramadani: Aktrimin e kam filluar në vitin 2000. Kemi patur disa shfaqje të suksesshme me regji nga Fatmir Hyseni, si “Hije dhe drita”, e cila ka fituar vendin e parë. Po ashtu dhe shfaqje “Futja pa lidhje del me lidhje” me regji nga Resul Jusufi, që mori vendin e parë.Teatri modern “Po Po” në Ferizaj ka qenë i vetmi në Kosovë në atë kohë, si teatër i mimikës, pantomimës dhe gjestikulacionit, me mimikë dhe gjeste pantomime dhe me qëndrim skenik. Nuk ka patur tjetër përveç këtij. Në vitin 2002 bashkë me grupin teatral kemi bërë festivalin e llojit “cirku i rrugës”, që u mbajt mend shumë. Ky ishte karnavali i parë në Kosovë, që u mbajt në të gjitha qytetet e Kosovës pas lufte.Ku e gjeni veten më shumë midis muzikës apo aktrimit?Labinot Ramadani: Edhe teatri dhe muzika janë pjese e botës time artistike.  Mendoj që e gjej veten në të dyja – muzika dhe aktrimi, edhe te dyja si artist besoj që më kompletojnë.  Çfarë do të thotë muzika për ju? Labinot Ramadani: Muzika është ushqimi i shpirtit, që të inspiron për gjithçka në jetë.Projektet e tuaj të rradhëse nëse mund t’i ndani me lexuesit tanë?Labinot Ramadani: Besoj projektin e radhës do e kem nga vjeshta, detajet e tjera do jenë surprizë.

 

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.