Kush janë delegatët e Lezhës që do të marrin pjesë në Kuvendin e 11 Dhjetorit

0

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ish-kreu i PD-së Sali Berisha, ka postuar 3 video në të cilat përfaqësuesit e Degëve Laç, Mirditë dhe Lezhë, lexojnë emrat e të gjithë delegatëve që do të marrin pjesë ditën e nesërme në atë që Berisha e quan “Ditëlindja e Partisë Demokratike”.Ka qënë nënkryetarja e PD-së Lezhë Znj. Zyrafete Kulli ajo e cila ka lexuar emër-për-emër të gjithë listën e delegatëve të Kuvendit Kombëtar për Degën e Lezhës.PD e Lezhës ka qënë e përçarë sa i takon vendimmarrjes apo pozicionimit në këtë polaritet të brëndshëm të strukturave pro-Berishës dhe pro-Bashës.

Duhet thënë gjithashtu se midis figurave të njohura të PD-së së Lezhës, ka patur edhe nga ata që nuk janë shprehur haptazi, nuk kanë mbajtur një qëndrim pra, duke zënë kështu një pozicion oportunist, duke zgjedhur heshtjen deri në qartësim të ujërave, kur të ‘zbulohet’ cili do të dalë më i fortë në këtë betejë, Basha apo Berisha, ose duke zgjedhur heshtjen si formë komunikimi për të thënë se janë kundër që të dyve.Sidoqoftë, në PD-në e Lezhës ka patur dinamika dhe zhvillime javët e fundit, qoftë me dorëheqjen e papritur të Kryetarit Zef Gjoka, qoftë me pozicionimet e reja pro Bashës apo pro Berishës.Në përfundim, do të jetë dita e nesërme, 11 dhjetori, pika e fleksit, që do të përcaktojë trajektoren e re të Partisë Demokratike.A do të vijë Berisha, apo një figurë mbështetëse e tij në krye të demokratëve, apo Basha do të bëhet më i fortë se kurrë nëse gjërat nuk shkojnë sipas planit të Berishës?

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.