Kryebashkiakja demokrate e Shkodrës Voltana Ademi ka konfirmuar se do të jetë në Kuvendin e datës 11 Dhjetor të ish-kryeministrit Sali Berisha, thirrur nga firmat e delegatëve. Në një intervistë për Radar Informativ, Ademi theksoi se Partia Demokratike ka probleme me demokracinë e brendshme.“Unë e kam thënë edhe në studio që mbledhja është e vlefshme dhe e domosdoshme. Ne po vijmë mbi heshtjen e dakordësuar. Duke qenë kryetare e bashkisë datoj në PD që në vitin 1996. Nuk më kanë shteruar forcat për një demokraci të brendshme.Unë e di çfarë do të bëhet me 11 dhe në 18 do të presim. Unë do të jem në datën 11, 18 nuk e kam qartësuar. Mendoj se kemi probleme me demokracinë e brendshme. Kemi probleme me përfaqësimin dhe të ndërtojmë një diskutim ku të gjithë ne duhet të flasim. Nuk di nëse do ta arrij 11 apo 18”, tha Ademi.E pyetur nëse do t’i bashkohet mocionit për të shkarkuar Lulzim Bashën si kryetar, kryebashkiakja tha: “Do t’ja lëmë diskutimit në datën 11.”