KOSOVA SOT DHE LAKENJTE E STUDIOVE TELEVIZIVE TIRANE – PRISHTINE !

0
117
Nga Musa KurtulajPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Fatkeqësisht,nuk janë te paket analistet ne Tirane – Prishtinë dhe disa ish-ambasadore, qe për tensionimin e situatës ne veri te Kosovës, po fajësojnë Prishtinën zyrtare, domethënë Qeverinë e Kosovës !!!!! Studiot televizive, mjerisht po buçasin nga hipokrizia e këtyre mjeranve, sa te duket se je duke shikuar e dëgjuar televizione te Beogradit ! TURP ! Te fajësosh Qeverinë e Kosovës sepse ajo kërkon qe te beje minimumin e asaj qe bën çdo qeveri ne Bote me vendin e vet, domethënë te ushtroje aktivitetin qeverisës ne gjithë territorin, kjo është e pakonceptueshme ! Ne vend qe Qeveria e Kosovës te mbështetet për këtë, dhe ti japin fund vetepranimit te vetëmashtrimit 23 vjeçar për gjoja kontroll te pjesës veriore kur faktikisht nuk e ka kontrolluar, sulmohet pikërisht se po kërkon qe te jete zot e vendit te vet ne çdo pëllëmbe, si çdo qeveri tjetër ne Bote ! Ne vend qe tu kërkohet me te madhe ne radhe te pare Kuvendit te Kosovës, Qeverise se Kosovës, forcave politike te Kosovës, institucioneve te tjera te rëndësishme te Kosovës dhe organizatave me rendësi te Kosovës, qe te bashkohen ne shpalljen e një qëndrimi unanim për ta deklaruar publikisht Beogradin zyrtar me emrin e vërtetë qe ka: Sponsor te cenimit te integritetit territorial te Kosovës dhe për rrjedhoje kërcënues te paqes e lirisë se gjithë Ballkanit, këta profane tjerrin gjithfarë dokrrash duke i kërkuar Qeverise kosovare te ngrejë duart lart dhe te pranoje gjithçka po gatuhet ne Beograd e kërkojnë zyrtaret e Serbisë apo zedhensit e tyre te fshehur e te hapur ne analet diplomatike !Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e radhës - SHQIP.com Qeveria e Kosovës ka bere një gabim historik qe për 23 vite me radhe nuk e ka quajtur me emrin e vërtetë qe ka autorësinë e mbajtjes peng te pjesës veriore te Kosovës, tani qe po e thotë me emër e mbiemër, dalin gjithfarë lakenjsh ne studiot televizive te Tiranës e Prishtinës, dhe e sulmojnë atë ! Ka 17 dite qe mbi 40 mije qytetarë te veriut te Kosovës janë te izoluar (këta serbe e shqiptare) nga barrikadat qe kane vene zbatuesit e politikes aneksioniste te Beogradit ne ketë pjese, ndërkohë qe për këtë fajin na e paska Qeveria e Kosovës ! Lakenjtë Tirane – Prishtine, i ka kapur frika ne palce se mos po përmbyset Bota pse Qeveria e Kosovës po kërkon qe te hiqen barrikadat, te ushtrohet ligjshmëria, te zhvillohet normalisht aktiviteti i perditeshem i gjithë qytetareve pa dallime, shqiptare dhe serbe, pra te ketë normalitet edhe veriu si pjesa tjetër e Kosovës ! Nëse është fajtore Qeveria e Kosovës për situatën ne Veri, pse institucionet ndërkombëtare nuk ngrejne një grup monitorimi me eksperte, për te identifikuar ne terren fajësitë e saj, dhe ta beje atë me fakte përgjegjëse, me te gjithë pasojat…. ! Pse nuk e bëjnë ketë institucionet ndërkombëtare, se nuk u shkon mendja ?! Jo ore jo, u shkon mendja bilës fort, por e dine mire se nisen për te çuar lepurin, siç thotë populli, por do te çojnë harushen ! Një hetim i detajuar i gjendjes ne veriun e Kosovës nga një komision ndërkombëtar i paanshëm, do ti hiqte tërësisht maskat aktivitetit te grupeve kriminale serbe dhe duarve te stërzgjatura te Beogradit për aneksimin e kësaj pjese e destabilizimin e shtetit te ri kosovar ! (Qeveria e Kosovës duhet te kërkoje ngritjen e një komisioni te tille, nuk humbe gjë, përkundrazi krijohet kushti për ti dëshmuar qarte, hapur dhe pa ekuivokë Botes se kush ne te vërtetë është përgjegjësi kryesor për atë qe ka ndodhur e ndodhe ne pjesën veriore tash 23 vjet dhe sot e ne vazhdim !).Kosovë: Qeveria ndryshon 1 pikë në vendimin për mbrojtjen e afganëve |  Albanian Post Kosova vërtetë nuk është kërthiza e Botes, përkundrazi, është shtet modest ne oqeanin e madh shtetëror botëror, por kjo nuk do te thotë qe te shërbejë si autoshkolle për te eksperimentuar praktika administrimi shtetërore te panjohura deri sot ! Kush e nuk don ta kuptoje se nuk është me viti 1913 kur Kosovën e përdoren si plaçke tregut dhe e përmbytën ne gjak, le te mos e kuptoje por gabon shume ! Kush nuk e don ta kuptoje se Kosova pranon edhe te shfaroset, por kurrë me te jete as edhe një presje nen influencën e Serbisë, le te mos e kuptoje por gabon shume ! Kush nuk don ta kuptoje se nuk ka qetësi dhe as zhvillime normale ne Ballkan, nëse nuk lihet e qete Kosova, le te mos e kuptoje por gabon shume ! Fatmirësisht te gjitha këto i din bash mire ZOTI I TOKES, qe janë Shtetet e Bashkuara te Amerikës, prandaj dhe Kosova është e garantuar prej tyre, pavarësisht se ç’llomotisin lakenjtë e Tiranës e Prishtinës nga njëra studio televizive ne tjetrën ! Qeveria e Kosovës ka bere njëmijë e një gabime gjate këtyre 23 viteve (asnjë kunder serbeve), dhe për këto është folur me mijëra here, por ama sot nuk është koha ta vëmë me shpatulla pas murit pse kërkon qe te realizoje obligimet kushtetuese ne territorin e vendit te saj, si çdo qeveri tjetër ne globin tokësor !Qeveria e Kosovës - Reagim i ashpër kundër Bankës Botërore pas raportit për  Kosovën | Ballkani | DW | 04.04.2019 Nëse Kosova do te kishte dëgjuar lakenjtë e studiove televizive Tirane – Prishtine, edhe sot e gjithë ditën do te ishte nen okupimin Serbisë ! (Shënim: Për situatën e renduar ne veri te Kosovës, ka ardhur momenti qe te flasin edhe institucionet kryesore te Shqiperise , Kuvendi, Presidenti, Qeveria dhe Opozita. Këto nuk mund te heshtin, sikur atje kemi te bëjmë me diçka te rëndomtë !).

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.