KOL LEKË LULA – KËNGËTAR I TRADITËS MAJE KRAHU

0
87
Kol Lekë Lula, këngëtar i traditës maje krahu, kishte një karrocë e punonte në fermë mesa me kujtohet. Kishte një zë kumbues që e lëshonte kur grahte karrocen. Vinte në çdo festë të Hotit të Ri, Shnjonin e Hotit, dhe aty te Logu këndonte kënge maje krahut me Rrok Vujin e hotjanë të tjerë.Mund të jetë një imazh i 6 persona
Kol Leka ishte një burrë tradite, miqësor, i cili kishte shumë miq e shokë edhe në Hot të Ri. Në foto Tom Marashi dhe Kol Leka në festivalin folklorik të Gjirokastres. Në foton tjeter është i ulur pran Cin Daisë babai i Tish Daisë, Tonin Daia është me fizarmonikë në festen Shnjoni i Hotit.
Edhe e bija Filomena Leka ishte një këngëtare e njohur në Shkodër.
Ka pas shumë njerez të thjeshtë që kishin pasione për këngët popullore dhe në kushte të veshtira e kultivonin atë si një gurrë e pashterrshme, e këta nuk duhen lënë në harresë.
K. P. Traboini     –Fotografia me ngjyra është marrë nga Vasel Gilaj.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.