Defrim Methnasani:M.Madhe, është një minierë ari për futbollin

0

Armando Broja expected to return 'this week' - We Ain't Got No History

Emocionet vazhdojnë thuajse çdo ditë. Edhe në shtëpinë e Armando Brojës, xhiruam me grupin e RTSH SPORT, për ciklin e emisionit:”Kam lindur kuqezi”. Historia është vërtet interesante dhe veçmas kjo fushë futbolli e ndërtuar nga babai i tij brenda rrethimit të shtëpisë, ku Broja të kishte mundësinë e stërvitjes sa herë të vinte me pushime në fshatin Kamicë të Malësisë së Madhe. Nuk po zbuloj më shumë detaje, por falenderoj të afërmit e tij dhe babain që na hapën dyert, gjë që ndodh për herë të parë për gazetarët. Mirënjohje!  Defrim Methasani

Malësia e Madhe, është një minierë ari për futbollin. Aktualisht janë 4 futbollist në kombëtare nga kjo zonë, Mitaj, Broja, Hysaj dhe Kumbulla. Më parë ishte edhe Bekim Balaj, pa harruar Rudi Vatën, Salvador Kaçajn, Çokajn, Vajushin etj. Respekt dhe mirënjohje për trevën tuaj Gezim Vucaj!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.