KJO ËSHTË ENI … ATY KU E BUKURA BASHKOHET ME NIVELIN INTELEKTUAL

0
1374

Rudina Papajani

PERSONAZH … DUKE SHKRUAJTUR PËR AVOKATEN … NDËRMJETSEN E EMISIONIT “SHIHEMI NË GJYQ” ENI ÇOBANI 

Të gjithë impresionohemi çdo të Diel me zërin e saj,shpirtin apo ndihmesën që ajo jep si NDËRMJETSE në emisionin “shihemi në gjyq”. Ajo ngelet një femër klass,një intelektuale që me profesionin e saj sjell mendje gjeniale për drejtësinë në dobi të qytetarëve.Kjo është Eni Çobani.Një avokate e zonja,një petagoge që u krijon privilegj studentëve të saj,një ndërmjetse aty ku pista e qytetarit ka ndaluar,aty ku ka probleme në kufi të jetëve që i zvarrisin rëndomtë.Argumentet dhe tolerimi i fakteve të ndërmjetësit midis palëve sjell sadopak normalizimin ,qetësinë psikologjike apo shpirtërore duke ndarë në mënyrë topografike atë çka i qartëson problemet.Eni është grua e pushtetshme,bashkëshorte shembullore,një nënë e përkushtuar për djalin e saj.Të bie në sy qetësia e mendimit në drejtim të shumë fakteve duke vënë në plan të parë balancimin ndihmesë-shpirt-mendje.Këto problematika ajo i menaxhon me potencialin e saj duke dhënë maksimumin në përqëndrimin dhe angazhimin e jetës së përditshme.Figura e saj është mjaftë simpatike përpos profesionit ajo është një bukuri e harmonizuar deri në detaje përmes një gusto në veshje e një shpirti ku reflektojnë ngjyrat e jetës.Çdo ditë një punë..një përkushtim në një mision,apo me një ide se lumturia gjithmonë duhet kërkuar.Motoja e saj konsiston në faktin se fati është në duart e gjithësecilit ,mjafton të përpiqemi dhe të ngarkohen pozitivisht pamvarsisht se jeta të ofron “kohë krizash”.Të gjithë e admirojnë sepse ajo është forca e një femre,zëri më i ngrohtë aty ku konflikti zë e bërtet,inteligjentja apo mendjehapur në situata apo sfida rebele.Një ditë e re për Enin do të thotë buzëqeshje,një sfidim të çastit kryeneç ,një kombinim perfekt i ngjyrave në pamje e shpirt,një përllogaritje të vlerave me formulën e jetës,një simbol të vlerave humane si elementi i duhur në nocionin jetë ku ekuilibri i një shoqërie merr peshë në balancimet më të vështira.Eni Çobani një femër sharmante,plot hire,një portret femëror,një zonjë që hap mbas hapi jep maksimumin aty ku qëndron e pamundura ,aty ku qëllimi final kthen jetën në bukuri,paqje e stabilitet,aty ku paraqitja fizike bashkohet me nivelin intelektual si një luftë e përhershme mbi paragjykimet dhe sforcot e një “fushë beteje” mendore.Kjo është forca e Enit e bukura mbi klishetë dhe metamorfozat kohore,shumëngjyrshe me sensin e forcës dhe përzgjedhjes …

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.