Ishin , dhe do mbeten çifti bashkëshortor model jo vetëm në qytetin e Shkodres.Këta të dy ishin dhe do mbetën dy nga intelektualët më të spikatur të 100 viteve të fundit të qytetit të Shkodrës. Profesor Fadili , dhe dr, Zyli mbeten shembulli më pozitiv i një qytetarie si Shkodra.porofesor Fadil Kraja , Shkrimtari , dramaturgu dhe poeti që do mbahet mënd brez pas brezi jo vetem në shkodër, por dhje më gjërë. Fadil Kraja është „babai“i Baca i Gjetajve, i ‚„Sinjaleve të Natës“ iii,,,doktoresh kriruge Zyli e para krirurge në Shkodër . Të dy fjalëëmbël , ku me fjalët e tyre ishin „sherojs“ të mirë sa vetë mirësia. Ndaj dhe kujtohen përherë… Ne ju sjellim një nga poezitë e tij të ndjera dedikuar Nanës.
“Cigarja”
Njëzet vetë ne ishim
Njëzet vetë ushtarë.
Një cigare kishim
Kush ta ndezë më parë.
Dielli na përvlonte
Etja na kish tharë,
Nga cigarja nuk doshim
Asnjëri me u nda.
Me një zë vendosëm
t’hedhim lotari,
kjo nuk është përrallë,
mos ju vijë çudi!
Ai që do të shkruante
Emrin më madhështor,
Atij do t’i lëshonim
Cigaren në dorë.
Ramë të gjithë në mendime
S’ishte fort e lehtë,
Emrin më madhështor
Cili kish me e gjet?
Mua m’qeshi fytyra
Gjeta emrin nanë,
Mendova, cigaren
Mua do ma lanë!
U lexuan letrat
Nuk kisha fitu,
Sepse 18-të
Nanë kishin shkru!
Vrejtëm njëri-tjetrin
Fytyrat shprehnin mall,
E ndezëm cigaren
E thithëm me radhë.
Dielli s’na përvlonte
Etjen lan një nanë
Zemrat na i galtonte
Emri i dashtun, nanë!