Shtyhet seanca ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me kërkesën e tij për heqjen e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Shkak është bërë fakti që gjyqtarja Irena Gjoka është në një proces tjetër gjyqësor.Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie” që prej 30 dhejtorit të 2023, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani.Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat.
Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i konsideruar masat si antikushtetuese. Pas moszbatimit të këtyre masave, Struktura e Posaçme ashpërsoi masën e sigurisë për Berishën, duke e lënë në arrest shtëpie.