KËSHILLTARËT E BASHKISË SHKODËR VETËDESHTOJNË MBLEDHJEN

0
255

Këshilli Bashkiak i Shkodrës edhe pse është plotësisht i një kahu politik po shfaq përplasje mes anëtarëve të këshillit. Mbledhja e sotme edhe pse fillimisht kishte kourimin e duhur në sallë dështoi që të zhvillohej sepse disa prej anëtarëve të këshillit e braktisën mbledhjen. Shkak për këtë u bë mos miratimi i pjesës më të madhe të pikave të rendit të ditës.Në total ishin 8 pika të rendit të ditës por këshilltarët miratuan për diskutim vetëm dy prej tyre atë të plotësimit të vakancës pas dorëheqjes së një këshilltari si dhe 6% e ndihmës ekonomike. Pikat e tjera si buxheti afat mesëm, ndryshimet për taksat e tarifat vendore qeraja mesatare për tregun e lirë .mirëmbajtja e banesave me qera, transferimi i pronave të paluajtshme në njësinë Ana e Malit dhe një propozim që doli aty për një projekt të UNICEF nuk morën votat e mjaftueshme duke treguar qartazi përplasjet brenda së majtësMenjëherë pasi anëtarët e këshillit nuk miratuan 6 pika të rëndit të ditës për diskutim anëtarët e këshillit, disa prej tyre dolën nga salla në shenjë protested he kjo bëri që mbledhja të shtyhet sepse nuk ishte kourimi i duhurKjo nuk është hera e parë që këshilli bashkiak i Shkodrës edhe pse tërësisht i majtë shfaq probleme të theksuara dhe përplasje mes grupe këshilltarësh apo klane tashmë të krijuara që janë kundër njëri-tjetrit dhe kjo u shfaq qartazi edhe sot me këtë shfaqje që dhuruan.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.