Qeveria e Malit të Zi, përmes një harte ka ndarë në tri grupe kufizimet e reja: qytetarët që mund të hyjnë pa asnjë kufizim, qytetarët që duhet të posedojnë test negativ për koronavirus dhe shtetet, qytetarët e së cilave e kanë të ndaluar të hyjnë në Mal të Zi.Sipas kësaj harte, përveç shtetasve të Shqipërisë dhe Kosovës, që duhet të prezantojnë një test negativ për koronavirus para autoriteteve malazeze, të njëjtën gjë duhet ta bëjnë edhe shtetasit e Bosnjës e Hercegovinës.Nga shtetet e rajonit, shtetasit e Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut e kanë të ndaluar hyrjen në Mal të Zi.Hyrja në Mal të Zi pa kufizime mundësohet për ato shtete të cilat plotësojnë kushtet e duhura epidemiologjike të Institutit të Shëndetit Publik, përkatësisht kanë deri në 25 të infektuar në 100,000 banorë.
V.O është ky njoftim i marrë nga portali Malësia Org.